Është përshkallëzuar protesta e Partisë Demokratike. Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë.
Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen .
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha, është larguar drejt banesës së tij. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka akuzuar efektivët e policisë për dhunë, duke deklaruar se, sipas tij, ata kanë goditur në sy liderin e opozitës.
“Jeni shndërruar si bandë. A kujtoni se do jetë gjithë jetën Rama dhe Gysi Agasi? Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy kreun e opozitës. Tërhiquni!”, është shprehur Noka.











