Ish-minsitri i Brendshëm Flamur Noka ka akuzuar ashpër qeverinë për për situatën e kriminalitetit në vend dhe fenomenin e kultivimit të kanabisit. Ai i’u referua sekuestrimit të një sasie droge dje në Vlorë, teksa tha se droga ishte e kushërinjve të ministrit. Ai foli edhe për helmimin e disa nxënësve në shkollë, që sipas Nokës konsumuan hashash.
“Dje u tha se u kapën 10 tonë drogë. Shikoni komunikatën, në të vërtetë janë kapur 25 tonë drogë, janë të kushërinjve të ministrit. Te shkolla Jashar Hoxha, 50 nxënës janë mjekuar pasi është djegur hashash, dhe disa prej tyre kanë konsumuar lëndë narkotike. Është eksponent i shkollës.”, tha Noka.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Minsitrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai ftoi Nokën të presin analizat e nxënësve, dhe t’i japin fund shpifjeve.
“Doktor Flamuri, me doktor Saliun e bëra bisedën. Verifikoje tekstn se e keni njësoj. Të nëjtin burim dixhital keni? (ndërhyn Noka nga vendi) A, i keni të ndryshme. Ta them ty si doktor, merruni me mua por mos u merrni me familjet, prisni analizat”, tha Beqaj./a.m.