Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku ka prezantuar raportin e veprimtarisë së organit të akuzës gjatë vitit 2017.
Por, raportimi ka kaluar me debate me përfaqësuesit e opozitës që janë përqendruar me pyetjet e tyre tek çështjet sensitive politike.
Depteti Flamur Noka ka ngritur tonet teksa e ka quajtur Markun “prokuroren private të PS”.
Flamur Noka: Nuk ka të drejtë për emërime. Zonja të mos vijë këtu për hartime, merreni tek partia prokuroren private, atje të lexojë hartime. Duhet të raportojë pse e mbylli çështjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës, ka familjarë të kryeministrit të përfshirë? Pse dështoi hetimi për 613 kg kokainë në Durrës?
Ulsi Manja: Kjo ishte për procedurë?
Flamur Noka: Për çdo gjë ishte…: Kjo është zonja nuk e di, nuk di asgjë. Le t’i përgjigjet pyetjes.
Ulsi Manja: S’jemi në livadh këtu
Edi Paloka: I bëra dy pyetje dhe me tha s’kam përgjigje
Ulsi Manja: Për procedurë të lutem./a.m.










