Nuk kanë munguar dhe akuzat e kundërakuzat mes Ramës dhe deputetit demokrat Flamur Noka, i cili ndërhyri nga vendi teksa kryeministri po debatonte me Vangjel Dulen. Por përgjigja që Noka ka marrë ka qenë e ashpër.
Rama:… ti je low level (nivel i ulët)… ti je këtu për të nuhatur kanabisin. je nën efektin e drogës me të fortë, je i paditur… ti je rrafsh!
Reagon Noka: Profesioni i ketij eshte shkarravinist! E nisi në 90′ si anarkist, vijoi me idenë se do bëhet etatist dhe përfundoi si kanabist. Një gjë po ju them për Himarën. Ka ndërtesa pa leje që janë me lidhje të këtij, nuk i ka prekur!/java/a.k