• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka akuza Peleshit: Po tregoheni sufler dhe ushtar!/ Alizoti: Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debat

by Os De
24/09/2025 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Noka akuza Peleshit: Po tregoheni sufler dhe ushtar!/ Alizoti: Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debat, rikthe seancën  

Flamur Noka i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se duhet të kërkojë falje në lidhje me atë që ndodhi në seancën e kaluar plenare, e cila u mbyll në vetëm 25 minuta e për pasojë nuk u diskutua programi qeverisës “Rama4”. 

Noka u shpreh se më atë që ndodhi u tregua se Shqipëria është tashmë një Republikë Kryeministrore dhe gjithçka që kërkon kreu i qeverisë, bëhet. 

Demokrati u tregua i ashpër edhe me akuzat ndaj Peleshit, të cilin e quajti sufler dhe ushtar të kryeministrit. 

“Në dy seanca e kaluara keni spikatur për një gjë, si një militant i zellshëm dhe ushtar. Nuk mund të jeni sufler, jeni aty për të administruar seancën, jo sufler. Do ikni edhe ju me turp si të tjerët, lërini deputetët të flasin. Kërkojini ndjesë qytetarët sepse kur ata prisnin një shenjë që respektoni demokracinë në vend, me arrogancën tuaj treguat se nuk pyesni për demokraci. U tregua se jemi një republikë kryeministrore. Vijoni e bëni çfarë ju thotë ai. Kryeministri nuk ka të drejtë të fyejë opozitën”, tha ai. 

“Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debat”, Alizoti: Riktheni seancën e kaluar.. 

 Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të përsëritet edhe një herë seanca e kaluar, ku duhej të prezantohej qeveria. Nga Kuvendi, Alizoti theksoi se edhe në kohën e Adil Çaraçanit ka pasur debat në Kuvend. 

“Kur flet shumica ju tentoni që të gjeni arsye për të vazhduar ata. Kërkojmë rikthimin e seancës së kaluar. Precedenti është i rrezikshëm. Është hera e parë në demokraci ku ndërpritet seanca. Edhe në kohën e Adil Çarcanit ka pasur debat dhe fjalë në këtë Kuvend. Do ju lutesha që të rikthehej seanca e parë. Ju duhet të diskutoni dhe të iluminoni qytetarët, për ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Ju mund ta çoni vendin jo vetëm në BE, por në kozmos.”, tha ai. 

 “Mos kujto se më vë përpara duke qenë aty lart”, Luan Baçi: Kryetari i Parlamentit ndërpreu seancën me një ultimatum 

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka mbajtur një fjalim të tensionuar në Kuvend, duke akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për shkelje të rëndë të detyrës dhe nënshtrim ndaj urdhrave politikë të kryeministrit. 

Duke marrë fjalën për procedurë, Baçi e nisi adresimin e tij me kritika të forta, duke refuzuar ta quajë Peleshi “kryetar Kuvendi”, për shkak të mënyrës se si, sipas tij, është ndërprerë seanca e mëparshme. 

“Mos kujto se mund të më vësh përpara duke qenë në atë karrige aty lart. Do ju drejtohesha si kryetar i Kuvendit, por… mos më ndërpre po të them,” u shpreh Baçi me tone të ashpra. 

Ai e akuzoi Peleshin se ka ndërprerë seancën e fundit me një “ultimatum” të ardhur nga kryeministri, çka – sipas tij – është një precedent i paprecedentë dhe i papranueshëm në historinë e drejtimit të Kuvendit. 

 Boçi: Në Kuvend ka folur vetëm Diella dhe Rama. Po bëni të mundurën, të pamundur! 

 Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi nga Kuvendi sulmoi maxhorancën.  Ai tha se me sjelljen e PS-së, po nxirret nga binarët Kuvendin. 

“Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend. Ju e bëni atë që është e mundur, të pamundur. Po bëni të pamundur fjalën e opozitës. Me krenari kreu i grupit parlamentar të PS tha; ju nuk keni folur! Po nuk kemi folur. Po si nuk keni turp! Po pse votëbesim është ngritja e kartonit? Ka folur Diella, kryeministri, Balla dhe ju (Peleshi). Nuk ka ndodhur që seanca e betimit të ketë vetëm 4 emra. 

Next Post
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

“Topi është në fushën e Ramës”! Zogaj: Pse diferencohet shkarkimi i kryebashkiakut nga ai i deputetit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In