• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noc Rroku

by Edison Ypi
19/01/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Noc Rroku është ai llapaqeni që ulet, përkulet, ngrihet, tundet, shkundet, sulmon, tërhiqet, drejtohet, shtremohet, forcohet, zbutet, tkurret, zmadhohet, zvogëlohet, ndrydhet, shtrydhet, ngrohet, ftohet, ndizet, teshtin, kollitet, vjell, rrjedh, po merr dhe fjalën e nis e dërrdëllit, bije dhe në trans, në jerm, në ekstazë, e nis e këndon, e reciton në parlament, në foltore, më këmbë, pas murit, a ulur në kolltuk.

Noc Rroku nuk është i bukur, interesant, a me pamje të jashtëme për tu pasur zili.

Noc Rrokun s’bëhet fjalë ta kesh’ shok a mik.

Noc Rroku s’shifet me sy.

Me Noc Rrokun të vjen turp të pish kafe, të qash një hall, të bësh një dorë muhabet.

Noc Rroku, që nuk duhet ngatërruar me Rrok Nocin dhe me asnjë Rrok e asnjë Noc tjetër, është një realitet sa kokfortë dhe i pangjajshëm. Njëkohësisht i ngurtë dhe i qurrtë, i paevitueshëm, i paanashkalueshëm, që, me plot të drejtë, mbahet dhe e mbajnë për protagonist dhe autoritet me ndikim të dukshëm në shumë fusha: shoqërore, politike, institucionale, parlamentare, qeverisëse, humane, animalistike, fiziologjike, riprodhuese.

Noc Rroku nuk është, si rëndom mendohet gabimisht, 1, apo 2, apo 3 apo 15.

Noc Rroku është një trim me pallë në dorë me shokë shumë.

Asëll-asëll, këtu Noc Rrokë janë të gjithë: Ushtritë e budallenjve, falangat e injorantëve, repartet e rrenacakëve, detashmentet e hajdutave, regjimentet e dallaverexhinjve, të gjithë, pa dallim gjuhe, besimi, rrace, ideje.

Duke u nisur nga emri, disa thonë se Noc Rroku është një malësor nga Mirdita ose nga Puka, i cili, në Tiranë zbarkoi me tren, me valixhe druri në dorë, sy të zgurdulluar në ballë, zemrën që i rrihte fort në gjoks.

Ka të tjerë që thonë se Noci erdhi në Shqipëri para shumë shekujve, nga Skocia, me kalë.

Janë të gjitha rrena.

I madhi Noc Rroku është shqiptar denbabaden. Shkëlqesia e Tij Noc Rroku është prezent në çdo zgëq të Atdhjeut tonë të çuditshëm që në Europë është dhe në Europë pret të futet. Kudo. Në ara të pambjella, serra të pambuluara, fabrika bosh, uzina kot, kantiere të zbrazur, zyra fabtazma, komitete hajdutësh, kongrese shterpë, mbledhje pa bukë, promuovime me qofte dhe të vjella, qoka me të ngrëna e të pira. Kudo ku vritet koha, merren rroga, bëhen ndere, këmbehen favore. Ku Nocit i këndojnë këngë. Rrokut i thurin bejte. Për nder të Tij shtrojnë dreka, darka, gostira, me gjithë të mirat.

Noc Rroku jeton mirë. Rri të shumtën e kohës në errësirë. Në dritë del rrallë e për mallë.

Noc Rroku ka kaluar fëmijëri të vështirë. Mezi orientohet nëpër dallgët e jetës, i shkreti. Me kalimin e viteve erdhi një moshë, rinia, kur, si gjithë Nocat, i plasi cipa, dhe s’u përmbajt. U vërsul si i marrë nëpër guva, zgavra, shpella, burime, ujra, çdo boshllëk që i doli përpara.

Në moshë të pjekur, Noc Rroku i njeriut, njësoj si luani i xhunglës, të shumtën e kohës fle gjumë. Çohet nga gjumi vetëm kur e merr uria ose e djeg etja. Gjatë kohës së pakët që rri zgjuar, del për gjah. Gjatë gjahut, Noc Rroku gjuan gjithçka që lëviz, përpëlitet, s’i zë bytha vend. Më tepër sorkadhe. Pas sorkadhes Noc Rroku lë kokën, vdes.

Ja shqyen mishin dhe ja lëpin kockat sorkadhes pa mëshirë. Kur andej nga dimri i jetës Noc Rroku s’gjuan, s’ha, as lëpin më sorkadhe, Noc Rroku tërhiqet në vetminë e tij të errët meditative-filozofike, dhe ngordh.

Vet Noc Rroku nuk është i bukur, nuk ka sjellje të bukura, rroba të bukura, llafe të bukura.

Të bukura Noc Rroku ka veprat: pshurrjen, qarjen qeshjen, këngën.

Noc Rroku është puntor i madh, llërëpërveshur, i papërtuar, prodhimtar i pashoq. Gjatë inkursioneve nga errësira në errësirë Noc Rroku sjell në dritë miliona si vetja, prej të cilëve, fatmirësisht, mezi mbetet 1.

Hyr e dil nëpër guva e shpella, andej nga vjeshta e jetës, Noc Rroku zë e ankohet, ngathtësohet, bën naze, mezi ngrihet nga vëndi. Thotë se nuk është mirë me shëndet, ka nevojë për hyzmet. Po edhe kur ja bëjnë hyzmeret, prap ankohet. Megjithatë bën si bën, ngrihet, dhe si legen që është, derdhet, ama me kalimin e kohës më rrallë.

Ka llafe se Noc Rroku, ky luftëtar i shquar në luftën e egër për vazhdimësinë e rracës që përgjatë historisë sonë të lavdishme ka përballuar çdo stuhi të munguar dhe çdo tufan inekzistnt, është ai të cilin në zgjedhjet e afërta populli ynë i pamposhtur dhe i lavdishëm do ja dhurojë hajdutëve, spiunave, llapaqenave, rrenacakëve, që mbahen për demokratë.

Por ka dhe që thonë se Noc Rroku, heroi ynë tekanjoz mbarëkombëtar prej mishi dhe dejesh, të cilin, Zoti që s’është veçse një inxhinier, një poçar, e ka formësu me baltën e vet, është një pasuri e madhe që nuk u takon vetëm budallenjve dhe hajdutëve gjoja demokratë, por të gjithë shqiptarëve. Për këtë meritë të pamohueshme, Noc Rroku nuk meriton më pak se një shtatore gjigande mermeri, mu mbi Dajt.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 20 Janar 2025

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    O Yp-o, ai Ndoc Rroku që thua zotrote, veç shumë bëmave të thua, ka edhe një meritë tjetër, që ti harrove ose nuk e dije, por që duhet të thuhet, mbasi ka të bëjë me karakterin e dhunshëm patriarkal të sundimit veç me forcë në çdo fushë të jetë.
    Ai – Ndoc Rroku yt, në adoleshencë, seks për herë të parë në jetë, ka bërë me një DHI, të shtëpisë, mbasi kur e pa me bishtin përpjetë, si adoleshent eksentrik që ishte, u eksitua dhe forcërisht me dhunë, përdhunoi të shkretën Dhi.
    Qysh nga dita e kësajë ngjarjeje, Dhija e shkretë, sa shikonte Ndoc Rrokun tënd, fillonte e ulërinte me të madhe duke bërtitur me gjithë fuqinë e zërit, nga frika e zotërisë së fjalë.
    Llogarit njerëzit, kur edhe Dhija, kishte frikë nga ky njeri…….
    Dhe ky njeri, është real, ka emër e mbiemër, është tribal kafshëror me kostum të shtrenjtë, zbritur nga malet e tingli majmunëve të theqafjes së gopit të sëmës, duke u zvarritur dhunshëm në jetën publike e politike të këtijë populli e vëndi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In