Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar për marrjen e Çmimit Nobel nga austriaku Peter Handke, i cili njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.
Gjithashtu, ministrja Shahini thekson se ndihet e tmerruar nga ky vlerësim.
“Mohuesit të gjenocidit, përkrahësit të Slobodan Millosheviçit, Peter Handke, iu dha një çmim Nobel për letërsinë.
Si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam tmerruar nga ky vendim” – shkruan ministrja e Arsimit.
/a.r