Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi në Nju Jork një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.
Ministri Bushati dhe Zannier u ndalën tek bashkëpunimi i Shqipërisë me organizatën dhe rolin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri në mbështetje të reformave në vend, si pjesë e agjendës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Palët shprehen nevojën për një bashkëpunim më të strukturuar mes Shqipërisë dhe organizatës, duke rivlerësuar prioritetet e pranisë së OSBE-së në Shqipëri për të rritur efikasitetin e veprimtarisë së organizatës në vendin tonë, në funksion të përballimit të sfidave më të cilat përballet Shqipëria.
Gjithashtu Ministri Bushati dhe Zannier diskutuan për zhvillimet më të fundit dhe rolin që mund të luajë organizata në funksion të adresimit të një sërë çështjesh të rëndësishme të sigurisë.









