Përpara se të filloni një vit tjetër që të ekspozoheni në diell, është e rëndësishme të zbehni, apo më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa ato mos të bëhen më evidente nga nxirja diellore.
Duke u këshilluar me dermatologun përdorni kremra të ndryshëm kundër diellit me faktorë mbrojtës. Pasi njollat formohen, pigmenti depozitohet pikërisht si një tatuazh.
Strategjia më e mirë për tu përdorur është të aplikimi i kremrave ose xhelit specifik me efekt ‘peeling’. Një teknikë pak e njohur por shumë efikase është dermoabrazioni, i cili konsiston në heqjen e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me një letër specifike me silikon.
Gjëja më e mirë mbetet që të kujdeseni për çdo centimetër të trupit tuaj, mbi të gjitha në verë dhe në mënyrë natyrale, duke shmangur orët e pikut.
Shenjat dhe njollat më së shpeshti shfaqen në rajonin e fytyrës, hundës, ballit, duarve, shpinës dhe dekoltesë.