• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njolla e zezë e bashkëpunimit me nazistët, e mbulon plotësisht biografinë atdhetare të Xhaferr Devës!

by A R
10/02/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Bruçi

Si shumica e shqiptarëve, këtej e matanë kufirit artificial shqiptar-shqiptar, mendoj se kryeministri i Republikës së Kosovës, është një atdhetar i përkushtuar për çështjen kombëtare, që aktualisht sintetizohet në objektivin konkret të ribashkimit të trojeve shqiptare, në një shtet të vetëm. Në këtë rrugë që ai ka nisur, si politikan dhe si drejtues i Shtetit të pavarur të Kosovës, është i detyruar të ruajë edhe balancat e shtresave të ndryshme shoqërore në marrëdhëniet që duhet të kenë ato ndër veti, por edhe me shtetin dhe gjithë kombin shqiptar.

Pikërisht këtu, mendoj unë, Albin Kurti gabon, kur për hir të unitetit brenda shqiptarëve të Kosovës dhe më tej saj, bëhet personazh si individ dhe si shtet, i restaurimit të shtëpisë së personazhit të njohur të së shkuarës, me emrin Xhafer Deva.

Jam i sigurt që Albin Kurti e din më mirë se kushdo tjetër në Kosovë, historinë dhe biografinë politike të Xhefer Devës. Siç thonë të shkruarat e historisë, Xhafer Deva, n? vitin 1943, ishte ndër nism?tar?t kryesorë për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Lidhje që si kur funksiononte brenda Kosovës dhe më vonë në Diasporën shqiptare në Amerikë, ka bërë përpjekje për çështjen kombëtare. Pos kësaj, Xhafer Deva, ndonëse ishte antisemitist i njohur, e kundërshtoi kërkesën e gjermanëve për dorëzimin e listës së hebrenjve që gjendeshin në Kosovë. Të dyja këto momente, e nderojnë personazhin tonë si shqiptar në radhë të parë dhe si intelektual i kohëve moderne. Por jeta e njeriut është shumë e gjatë për të lënë emër të mirë, dhe shumë e shkurtër, për ta njollosur atë. Bashkëpunimi i hapur dhe efektivë, me nazistët gjermanë, është një njollë tepër e zezë, që mbulon meritat e mësipërme, duke e fundosur atë në varret e nazizmit, kësaj murtaje të zezë që i vuri flakën botës. Fatkeqësisht, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë nga Kosova, dhe jo pak nga Shqipëria, u mashtruan nga nazifashizmi, i cili, për ta pasur të lehtë pushtimin mbi trojet tona, hiqesh si faktor i bashkimit tonë kombëtar, që ishte ëndrra e çdo shqiptari, bashkim të cilin ai e realizoi nën thundrën e tij të hekurt. Shumica e këtyre shqiptarëve të gabuar ishin pa shkollë, dhe me njohje të cekëta të situatës botërore. Megjithatë kjo shumicë, e kuptoi në kohë situatën, hodhi tej “ombrellën prej çeliku” të pushtuesit nazifashist, dhe iu bashkëngjit Aleancës Botërore kundër nazifashizmit, që drejtohej nga Anglo – Sovjeto – amerikanët. Këtë kthesë, ata e bënë, sepse e kuptuan që shkrirja në radhët e pushtuesit nazifashist, do të kishte pasoja të pariparueshme për ardhmërinë e trojeve shqiptare. Mirëpo, fatkeqësisht, këtë nuk e kuptuan Xhafer Deva dhe shokët e tij të inteligjencës, të dijes, e të atdhetarizmit të manifestuar gjer në ato momente. A mund t’i falet kjo lajthitje Xhafer Devës, me një barrë shkollë të niveleve të ndryshme, e që zotëronte, përveç shqipes, edhe katër gjuhë: serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht? Siç duket, Xhafer Deva, i mikluar nga karriera me pushtuesin gjerman, synonte të ngjitej në lartësinë e diktatorëve. Fill pas pushtimit gjerman, në prill 1941, u shqua për organizimin e pushtetit në rajonet Mitrovicë -Podujevë -Vushtri, pjesë të Kosovës, që ishin nën pushtimin gjerman. I cilësuar si njeri i afërt me të plotfuqishmin e Rajhut në Europën Juglindore, Hermann Neubacher, themeloi administratën me nëpunës, agronomë e arsimtarë shqiptarë, dhe u vu në shërbim të pushtuesit. Sikur të mos mjaftonte kjo, në vitin 1943, ai ngarkoi njërin nga krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që të krijonte dhe organizonte Divizionin SS “Skandërbe”, i cili u vu plotësisht në shërbim të gjermanëve, duke kryer krime ndaj hebrenjve dhe luftëtarëve të Nacional-Çlirimtares në Kosovë dhe në Shqipëri.

Por njollën më të madhe të turpit, Xhafer Deva do ta merrte në shkurt të vitit 1944, kur duke qenë ministër i Brendshëm i qeverisë kuislinge të Shqipërisë, udhëhoqi dhe realizoi në qytetin e Tiranës, masakrën e tmerrshme të vrasjes se 84 qytetarëve të paarmatosur dhe plagosjen, maltetrimin dhe internimin e mbi 500 të tjerëve.

Për të gjitha këto veprime të fundit, Xhafer Deva, përfundoi në listën e kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore, dhe nëse shpëtoi pa u dënuar nga Gjykata e Nurembergut, që u ngrit kundër nazifashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kjo ndodhi falë arratisjes dhe fshehjes në SHBA, aty ku pas luftës, mundën të gjenin “strehim”, mjaft nga gjynahqarët e Luftës së Dytë Botërore.

Siç shikohet nga faktet që, tashmë janë të njohura edhe për kalamajtë e shkollave, për personalitetet si, Xhafer Deva, Rerxhep Mitrovica, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka.

, e të tjerë të këtij kallëpi, i vetmi dekorim e nderim që mund t’u bëhet tani pas vdekjes, është “heshtja”. Nëse dikush tenton t’i ringjallë, për t’i shpëlarë më ujë, apo me mjete të tjera politike ose kulturore, nuk bën gjë tjetër veçse tenton të ringjallë kufoma nazifashistësh dhe kolaboracionistësh, të cilat nuk mund të shpërlahen as me ujërat e gjithë lumenjve të Ballkanit.

Shoqërisht dhe miqësisht, dëshiroj t’i drejtohem kryeministrit të Republikës së Kosovës, se të paktën në Shqipëri, shumica dërmuese e shqiptarëve, e urren në shkallën më të lartë personazhin me emrin Xhafer Deva, i cili pos krimeve e masakrave ndaj popullit shqiptar, ndërseu edhe një regjiment SS nga Kosova, kundër shqiptarëve të Shqipërisë, me objektivin e pushtuesve gjermanë: Të shkaktonte vëllavrasje të pariparueshme midis dy krahinave më të mëdha të trojeve shqiptare. Çdo shqiptar që e ka përjetuar kohën e Xhafer Devës, kur ishte ministër i Brendshëm, edhe sot e kujton këtë emër, si një emër të egër, të frikshëm e shumë të urryer. Qoftë edhe nga kjo e fundit, rehabilitimi i këtij personazhi nga Republika e Kosovës, do të dëmtonte unitetin e shqiptarëve, që synojnë të ribashkohen në një shtet të vetëm, e jo të ndarë siç janë sot në disa shtete, e të kufizuar me njëri-tjetrin me kufij artificial. Të vërtetën e këtyre që po afishojmë në këtë koment, e vërteton dhe e përforcon më së miri edhe qëndrimi i ambasadorit gjerman në Kosovë, Rohde, i cili, duke u prononcuar për problemin e mësipërm thotë:

“Xhafer Deva ishte një bashkëpunëtor protagonist i njohur i divizionit famëkeq SS “Skënderbe”. Jo shtrembërimit të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën rreth Holokaustit apo krimeve të luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokalë. Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të jetë mundësi për t’u përballur me të kaluarën, në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë!”

Next Post
Berisha me mediat, Basha i kalon nga pas me makinë: Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine

Berisha me mediat, Basha i kalon nga pas me makinë: Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In