• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Njohje Kosovës për Evropën? Daçiç: Kurrë!

by Java News
09/03/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Daçiç tha për RTS se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai.

Ai po ashtu beson se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen a duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet këto marrëveshje të zbatohen”- thotë Daçiç.

Ministri serb ndër tjerash ka komentuar edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, përcjell KosovaPress.

Çollaku kishte deklaruar se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohen që të zgjidh problemin më mes të Serbisë dhe Kosovë.

Daçiç thotë se është “shumë turpëruese” kjo deklaratë e Çollakut.

“Unë nuk e di nëse ata po e kuptojnë që po mashtrohen nëse mendojnë që dikush do ta detyrojë Vuçiçin ta njohë Kosovën pa ndonjë kompromis”, thotë Daçiç.

Ai tutje shpjegon se Vuçiç “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv dhe është gabim të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera”.

“Unë vazhdimisht i them Vuçiçit, e shoh që ai po ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për shkak të raportit me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiçin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës”, tha Daçic.

Shefi i diplomacisë serbe ka përsëritur se ka frikë që Vuçiç po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.

“Një pjesë e komitetit ndërkombëtar nuk ka për qëllim që të kërkojë kompromis, ata thonë që kjo temë është kryer në vitin 2008. A besojnë ata se ne do ta njohim Kosovën për shkak të anëtarësimit në BE? Epo, kush mund ta bëjë këtë? Secili duhet të turpërohet vetëm që të mendojë se dikush do ta bënte këtë. Çfarë lloji i shtetit do të ishte ai që do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë? Askush s’do ta lejonte, kështu që jam i sigurt se as Serbia nuk do ta lejojë”, tha Daçic.

Presidenti Vuçiq ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, gjë kjo e cila do ta pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën.

Next Post
Vrau italianin gjatë grabitjes, arrestohet në Dibër 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Vrau italianin gjatë grabitjes, arrestohet në Dibër 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In