Kryeministri Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të njohë Kosovën dhe të dy vendet do të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem”.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.
Donald Trump, deklaroi më parë se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike midis tyre.











