• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ambasada jep lajmin e mirë: Po bëhen përparime

by Java News
19/02/2020 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa kohë më parë u dha lajmi i mirë se patentat shqiptare u njohën në shtetin grek. E së fundmi një lajm i mirë vjen edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ‘Ambasada Gjermane’ në Tiranë ka bërë me dije se janë duke u bërë përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani.

Mes rreshtash në këtë postimin bëhet me dije edhe se njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Gjithashtu shkruhet se Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.

Postimi i plotë:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë. /e.s/

Next Post
FOTO/ Nga pishina tek kalçeto dhe restoranti, “shtëpia” e re e Forcave Speciale RENEA

FOTO/ Nga pishina tek kalçeto dhe restoranti, "shtëpia" e re e Forcave Speciale RENEA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In