• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njohja e diplomave të huaja tashmë në portal online

by
19/05/2015 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla prezantoi sot, shërbimin e njohjes së diplomave të huaja në portalin qeveritar e-albania.com, gjatë konferencës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH).

Ministrja Nikolla deklaroi se shërbimi i njohjes së diplomave të huaja është vlerësuar si një nga shërbimet me fluksin më të madh të aplikimeve. Sipas saj, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit depozitohen, në një vit, mesatarisht 1.400 deri në 1.600 diploma të huaja, të nivelit bachelor, master dhe doktoraturë, me një mesatare mbi 100 diploma në muaj.

“Ky shërbim elektronik tashmë ndryshon në mënyrë cilësore mënyrën e komunikimit për përfitimin e një shërbimi, redukton kohën e perfitimit të shërbimit dhe eleminon plotësisht zgjatjet burokratike dhe korrupsionin”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit tha se ky shërbim elektronik, jo vetëm do të shmang kohën e dërgimit të dosjes me postë pranë MAS, siç ndodh aktualisht, por edhe kohën e pritjes apo ndërhyrjet për procedura me shpejtësi.

Nëpërmjet plotësimit të formularit online, qytetari shkurton kohën e aplikimit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon komunikimin me institucionet homologe paraprakisht.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja shtoi se me anë të aplikimin online, qytetari do ta ketë të qartë çdo procedurë, ku ka mbetur ajo dhe kush është përgjegjës për vonesën.

“Nëpërmjet një shërbimi të tillë, përfiton qytetari një shërbimin cilësor dhe transparent, por edhe Ministria e Arsimit e cila do të ketë një bazë të unifikuar të të gjithë personave që kanë njësuar diplomat”, tha Nikolla.

Përmes këtij portali mund të gjenerohen statistika që lidhen me numrin e personave të diplomuar jashtë vendit në drejtime të ndryshme, statistika të cilat ndikojne vendimarrjet në arsimin e lartë.

Përfitimi i një shërbimi të tillë tashmë në format elektronik, është hapi i parë i hedhur drejt ofrimit edhe të shërbimeve të tjera online, duke mundësuar në këtë mënyrë një komunikim efektiv dhe cilësor me qytetarët. Aktualisht, procedura e njohjes së diplomave është një proces i cili zgjat nga 45 ditë në disa muaj.

Sistemi online ofron siguri të lartë për të gjitha veprimet dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale për secilin nga përdoruesit që kanë të drejtën e shfrytëzimit.

Të pranishëm në prezantimin e shërbimeve në portalin e-albania ishin, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Shtetit për Inovacionin, Milena Harito, etj.

Next Post

Kumanova - Kjo s’është UÇK-ja jonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In