• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë nga dielli

by Java News
04/08/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në verë bëhet akoma më e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën, pasi rrezet e diellit nuk të falin dhe mund të shkaktojnë mjaft dëme.

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.

Tashmë është e provuar që ushimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.

Ja kush janë ushqimet që duhet të hani për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

Salmoni
Sipas studimeve të ndryshme acidet yndyrore të serisë Omega 3 kanë një rol thelbësor në parandalimin e tumoreve të lëkurës. Omega 3, siç është vënë re, gjendet sidomos tek peshqit e mëdhenj, si salmoni apo peshku ton.

Frutat e thata
Siç duket, furtat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes, për të shfrytëzuar efektet gjatë gjithë ditës.

Spinaqi
Vitamina C dhe një tjetër substancë që ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurë dhe dëmeve të shkaktuara nga dielli. Dihet që vitamina C ndodhet me shumicë tek agrumet. Por e dimë që portokalli dhe mandarina nuk e kanë tani stinën, por mund të zëvendësohen me fruta dhe perime të ngjyrës portokalli apo të kuqe, si karrota, pjepjri, luleshtrydhja dhe domatja.  Por shumë pak njerëz e dinë që spinaqi ka një sasi të madhe të vitaminës C, i duhuri për t’i shtuar pak jeshillëk pjatës tuaj.

Boronicat
Antioksidantët mund të ndihmojnë në përthithjen e radikaleve të lira që veprojnë menjëherë në qelizat e lëkurës dhe ADN, duke shkaktuar plakje të lëkurës dhe melanomë.

Marrja e sasisë së njëjtë të antioksidantëve ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve. Këto substanca janë në sasi të madhe tek bornociat, por edhe tek fasulet e kuqe, artiçoka, karota dhe vera e kuqe.

Veza
Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.

Domatet
Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.

Të freskëta dhe dietike, janë perfekte për verën, për tu vendosur në sallatë apo brusketa.

a.ç

Next Post
Zjarri djeg ullinjtë në Tepelenë, riaktivizohet edhe në Gjirokastër

Zjarri djeg ullinjtë në Tepelenë, riaktivizohet edhe në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In