Zgjedhja e Christian Panuccit në krye të kombëtares sonë nuk kishte si të mos qëndronte larg vëmendjes të fejuarës së tij. Ajo është një balerinë italiane, dhe quhet Samanta Togni.
Disa orë më parë ajo ka postuar në Instagram një foto me Panuccin, teksa nuk e fsheh lumturinë për punën e re që ai ka nisur në vendin tonë.
“I lumtur për ty”, ka qenë togfjalëshi me të cilën është mjaftuar bukuroshja italiane. Çifti kanë kohë së bashku, ndërkohë që nga fotot në rrjetet sociale, ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit./a.ç
















