Spiner e cila është cilësuar si loja antistres bëhet çdo ditë e më shumë popullore në mbarë botën. Firma ruse e bizhuterive luksoze ka menduar t’i japë kësaj loje një tjetër vlerë. Caviar, ka krijuar pajisjen prej ari të projektuar për të larguar stesin dhe që kushton plot 13 mijë paund ose 999 mijë RUB ruse.
Spineri e cila ka një “prodhim të limituar” do të jetë shumë shpejt në vitrinat e dyqaneve. Caviar është mjaft e njohur për një sërë produtkesh eklektike. Ajo ka shituar iPhone me temën e Vladimir Putin, si dhe një edicion special për këllëf të iPhone 7 për Donald Trump shktuan Mirror.uk.
Por nëse ju duket i shtrenjtë çmimi mos u shqetësoni. Caviar ka krijuar edhe Caviar Spinner Diamonds me vlerën 1300 paund ose 99 mijë RUB. Ndërsa çmimi më i ulët i një spineri me motive patriotike me ngjyrat e flamurit rus dhe kushton vetëm 195 paund ose 15 mijë RUB.
a.ç