• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni se me sa vite të tjera jeton mesatarisht një 60-vjeçar në Shqipëri

by Java News
20/08/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një harte të re, jetëgjatësia e shqiptarëve ndodhet në fashën e 78-80 vjeç, e shënuar me ngjyrën e verdhë.

E përpiluar nga organizata HelpAge, me të dhënat e OBSH, tregohet për 195 shtete në botë se sa mendohet se është aktualisht jetëgjatësia e një 60-vjeçari kudo në botë. Për Shqipërinë dhe një pjesë të mirë të shteteve ballkanike, një 60-vjeçar pritet që të ketë një jetëgjatësi nga 18-20 vjet.

Sipas studimit, jetëgjatësia në 60 vjec është numri mesatar i viteve që një person në atë moshë mund të pritet të jetojë, duke supozuar se nivelet e vdekshmërisë specifike të moshës mbesin të ndryshueshme në mënyrë të vazhdueshme.

Ky është një vlerësim më i mirë i mbijetesës, brenda kursit të jetës së të rriturve, se sa jetëgjatësia në lindje, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Jetëgjatësia në lindje ndikohet jashtëzakonisht nga nivelet e larta të vdekshmërisë foshnjore dhe prandaj na tregon pak për mbijetesën e të rriturve.

Sipas të dhënave të HelpAge, në botë jetëgjatësinë me të lartë pas 60 vite, e kanë japonezët, me 26 vite, të ndjekur nga francezët dhe spanjollët me 25 vite. Ndërsa në Ballkan kryesojnë boshnjakët me 21 vite dhe malazezët me 20. Serbët, shqiptarët dhe maqedonasit në moshën 60-vjeçare, pritet të kenë një jetëgjatësi mesatare prej 19 vitesh.

Në botë, jetëgjatësinë më të vogël pas moshës 60 vjeç, e kanë banorët e Sierra Leones, prej 13 vitesh dhe nigerianët me 15 vite.

Një tjetër studim i mëparshëm, nga Banka Botërore, për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia është në 78 vjeç. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë se jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat). Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT, 2014), jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat. Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat. /Monitor/

ma.me

Next Post
Këshilli i Atlantikut: Edhe SHBA duhet në bisedimet Kosovë-Serbi

Thaçi: Në shtator rinis dialogu me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In