• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

by A R
23/03/2026 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bionde, shumë e bukur, gjithmonë e buzëqeshur. Filmohet teksa luan me koleget mbi shtretërit e bazës ku punon, në një anije lufte gjatë misionit Epic Fury, ose e veshur me elegancë teksa flet në publik.

Në krah të saj shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ajo quhet Jessica Foster, një ushtare që brenda katër muajve grumbulloi mbi një milion ndjekës në Instagram. Përfaqëson heroinën perfekte patriotike të ëndrrave të popullit të Maga-s amerikane. Por fatkeqësisht, ajo nuk ekziston.

Washington Post bëri një investigim për të kuptuar nga kishte dalë Jessica Foster. Në profilin e saj, ku çdo foto shoqërohet me mijëra komente nga mbështetës entuziastë të politikave të Trump dhe të ekstremit të djathtë amerikan, ajo shfaqet në skena ekskluzive dhe momente kyçe të ngjarjeve politike të fundit.

Bën selfie me Trump-in dhe Putin-in, pastaj me Trump-in dhe Zelensky-n. Shfaqet në konferencën e Bordit të Paqes, organizatë që synon të zëvendësojë OKB-në në menaxhimin e konflikteve, duke filluar nga Gaza, e mbështetur nga vetë presidenti amerikan. Pastaj udhëton në një anije lufte për sulmin ndaj Iranit.

Por ka detaje të çuditshme: “Board of Peace” (Bordi i Paqes) kthehet në “Boarder of Peace” (deformim i qëllimshëm i emrit të Bordit), medaljet dhe uniformat i përkasin trupave të ndryshme ushtarake, duke krijuar një përzierje kaotike titujsh. Shpesh në foto shfaqen këmbët e saj të lyer me manikyr ngjyrë vjollcë të errët.

Bluzat ushtarake janë shumë të ngushta dhe nxjerrin në pah format trupore. Seksualiteti ndërthuret me mesazhet propagandistike. Një influencere perfekte për komunikimin e fundit të Shtëpisë së Bardhë, ku lufta përzihet me “manga” (formë arti vizual dhe narrativ që përfshin histori të ilustruara në stilin karakteristik japonez), ndërsa lufta kundër emigracionit ngatërrohet me satirën. Në këtë rast goditet në zemër ëndrra erotike e burrit Maga. As pronari i llogarisë, as Shtëpia e Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë rastin.

Jessica Foster nuk ekziston: ka gjasa të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA). Nuk ka asnjë gjurmë të saj në regjistrat civilë, në dokumente publike apo në shërbimin ushtarak. Edhe pse në llogarinë e saj në Instagram nuk ka asnjë etiketë që të tregojë se përmbajtja është krijuar me IA, nga shumë detaje kuptohet se është një mashtrim i madh, i realizuar mirë. Një shembull tjetër i strategjisë për të kapur vëmendjen online dhe për të kaluar mesazhe politike në heshtje, që mbështetet gjithnjë e më shumë te inteligjenca artificiale, ironia dhe erotizmi.

Nuk është i vetmi profil i një gruaje të angazhuar dhe mbështetëse e fortë e Trump që ka dalë në platforma. Në TikTok, X dhe Instagram shfaqen gjithnjë e më shumë profile të “ushtareve seksi”, policeve, madje edhe kamionisteve. Nga komentet duket se shumica e përdoruesve bien plotësisht në grackë: i marrin për persona realë.

Por Shtetet e Bashkuara janë vetëm të parat. Ditët e fundit, sipas BBC-së, kanë dalë edhe profile të grave ushtare iraniane që pretendojnë se po mbrojnë vendin e tyre. Por në Iran grave u ndalohet shërbimi ushtarak. Në rastin e Jessica Foster, postimi i parë daton në Ditën e Falënderimeve: ajo me flamurin amerikan. Poshtë shkruante se kërkonte një koment nga çdo “djalë heteroseksual që pëlqen një vajzë amerikane me uniformë”. Pas mbi pesëdhjetë postimesh, pasi arriti një milion ndjekës dhe pas investigimit të Washington Post, profili u hoq nga Instagram. Më parë, pa ndihma të jashtme, OnlyFans ishte platforma e parë që kishte arritur të kuptonte se ushtarja Jessica Foster ishte false, pasi nuk kishte përfunduar kurrë procedurën e verifikimit që identifikon krijuesin si person real.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In