• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me të gjitha gratë e familjes së presidentit amerikan

by A R
08/11/2020 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka lindur në vitin 1942 dhe është me origjinë nga Scranton, Pennsylvania. Joe Biden filloi të punojë si avokat, pasi u diplomua në Universitetin e Sirakuzës për një diplomë në drejtësi.

Por jeta e tij u shënua shumë shpejt nga tragjeditë: së pari për humbjen, në vitin 1972, të gruas së tij Neila Hunter dhe vajzës Naomi që ishte vetëm 1 vjeçe, në një aksident automobilistik, në të cilin u plagosën edhe dy fëmijët e tjerë. Dhe pastaj djali i madh Beau, i cili vdiq në 2015, vetëm 46 vjeç, për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Djali i dytë i senatorit, aktualisht punon si avokat dhe është bashkëthemeluesi i Rosemont Seneca Partners, një firmë ndërkombëtare këshillimi. Fama e keqe e Hunter buroi gjithashtu nga disa skandale për shkak të abuzimit të tij me substance narkotike dhe “jetës së tij të trazuar personale”.

Në vitin 2019, Presidenti Donald Trump pretendoi se Joe Biden kishte kërkuar shkarkimin e një prokurori ukrainas i cili po hetonte Hunter, në mënyrë që të mbronte djalin e tij. Sidoqoftë, Hunter Biden nuk ishte nën hetim dhe nuk kishte asnjë provë për të.

Hunter, i martuar tre herë, i dha kandidatit demokrat tre mbesa, Naomi, Finnegan, Maisy, me gruan e tij të parë, Kathleen Buhle. Nga marrëdhëniet e tjera Hunter kishte edhe dy fëmijë.

Vajza e Joe dhe Jill Biden, është 39 vjeç. Një e diplomuar në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Delaware për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e përqendruar në reformën e drejtësisë penale.

Ndikimi i saj në lëvizjet politike të babait të saj ishte i rëndësishëm: si ajo kohë kur, vetë e tregon atë në një intervistë, duke iu afruar babait të saj “me kërkime dhe postera se si duhej të shpëtoheshin delfinët”, e bindi atë të bashkëpunonte me anëtarë të Kongresit.

Tani, Ashley është kthyer në industrinë e modës. Në vitin 2017, ajo themeloi markën etike Livelihood. Ajo aktualisht është e martuar me Howard Kerin, një kirurg plastik.

Naomi, vajza 26-vjeçare e Hunter dhe gruas së tij të parë Kathleen, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të gjyshit të saj. Hiperaktive në Twitter dhe Instagram, ajo kurrë nuk e humb një mundësi për të mbështetur Joe Biden dhe për ta mbrojtur atë nga kritikat e skandalet. Studentja e drejtësisë në Universitetin Columbia, ka marrë emrin e tezes së saj që nuk e ka njohur kurrë, e cila vdiq foshnjë në ‘72, së bashku me nënën e saj.

Finnegan, motra e vogël e Naomit, gjithashtu e ka emrin nga familja, në fakt është mbiemri i vajzës së stërgjyshes Catherine Eugenia, “Jean” Finnegan Biden.

Maisy, vajza e tretë e Hunter dhe Kathleen, është parë shumë herë me gjyshin e saj në udhëtime zyrtare, kur ai ishte nënpresident në  kohën e Obamës. Shumë afër Sasha Obamës, ajo shkoi në shkollë me me të kur të dy familjet u transferuan në Uashington dhe lindi një miqësi e qëndrueshme.

Natalie Biden është vajza e vetme e të ndjerit Beau, e lindur nga martesa e saj me Hallie. Gjatë lidhjes me video të konventës demokratike disa ditë më parë, së bashku me kushërirën e saj Naomi, ajo këndoi për “gjyshen Jill”, të cilën ajo e përcaktoi si “jo një gjyshe si të tjerët”.

/a.r

Next Post
Balla nxjerr videon e Thaçit me Biden: Pse agjenti i UDB, Sali Berisha e quajti “çirak të Beogradit”?

Balla nxjerr videon e Thaçit me Biden: Pse agjenti i UDB, Sali Berisha e quajti “çirak të Beogradit”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In