• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me skenarin e Serbisë për veriun e Kosovës

by Java News
29/06/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skenar politik, të cilët serbët po e quajnë “krizë humanitare”, e vlerësojnë analistët paralajmërimin e kryetarit të ashtuquajturës Shoqata e Biznesmenëve në veri të Kosovës, se të gjitha dyqanet, barnatoret, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen nga dita e hënë (1 korrik), kjo për shkak të taksës prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga autoritetet në Kosovë.

Analisti politik, Belul Beqaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në veri të vendit po veprohet sipas motos “Sa më keq, aq më afër zgjidhjes”.Sipas tij, tensionimet janë fatura ditore që “argumentojnë” se jeta mes shqiptarëve dhe serbëve ka perspektivë vetëm nëse ndahen.

“Skenaristët politik që po e bëjnë këtë ‘krizë humanitare’ në veri po e harrojnë se shumica e serbëve është në jug të Ibrit”, ka thënë Beqaj.Edhe politologu, Musa Preteni për Telegrafin ka thënë se e ashtuquajtura “krizë humanitare” në veri të Kosovës është një projekt i inskenuar nga Serbia me qëllimin për të rritur presionin mbi qeverinë e Kosovës për largimin e taksës.Siç tha ai, ky është një mekanizëm i radhës nga qeveria e Serbisë përmes përdorimit të serbëve që jetojnë në Kosovë për qëllime ekskluzivisht politike, si dhe për të përmirësuar pozitën e Serbisë në raport me Kosovën.

“Ajo që bie në sy shumë qartë është ndryshimi i metodave që Serbia po përdor në veri të Kosovës, derisa një kohë kontrollonte dhe vendoste gjithçka, ajo tani ka filluar që të viktimizohet përmes serbëve lokalë si masë për presion ndaj taksës. Rrjedhimisht qëllim i shtetit të Serbisë është që përmes kësaj forme inskenimi të alarmojë faktorin ndërkombëtar derisa këta të fundit të shtojnë presionin mbi Kosovën për largimin e vendimit për taksë nga mallrave serbe”, ka thënë Preteni.

Tutje politologu Preteni u shpreh se vendimi për taksën ka arritur efektet e veta politike dhe si e tillë duhet të qëndrojë derisa Serbia të heq dorë nga mjetet e saj për ta penguar Kosovën në çdo fushë në skenën ndërkombëtare por edhe mes dy vendeve.“Mendoj që nëse Kosova ka mençurinë mund ta shfrytëzojë akoma më shumë këtë vendim për përfitime politike në raport me Serbinë derisa kjo e fundit nuk heq dorë nga çfarëdo mjeti për ta dëmtuar Kosovën”, theksoi Preteni.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur deklaratën që Kosova ka njohuri që në veri të vendit po bëhen përpjekjet për të improvizuar një “krizë humanitare”.

Siç ka thënë ai, të martën, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në objekte dhe shtëpi të ndryshme në veri të Kosovës po mbahen produkte të caktuara ushqimore, ndërkohë që shitoret po boshatisen.

Edhe, agjencia e lajmeve “Kosovapres” ka siguruar një dokument i cili është i shkruar në alfabetin cirilik dhe mban firmën e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Next Post
Eksperiencat e turistëve në 100 fshatrat turistikë shqiptarë

Eksperiencat e turistëve në 100 fshatrat turistikë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In