U bë e njohur në mediat shqiptare pas intervistës për mediat shqiptare në lidhje me punën që bënte si menaxhere e disa lokaleve striptiz në të cilat klientë të rregullt i kishin edhe njerëzit nga politika.
Anna Getti duket se nuk kënaqet vetëm me punën si kërcimtare por po ecën edhe në një profesion tjetër, atë si aktore.
E për këtë ndoshta e ndihmon shumë edhe guximi që ka pasur edhe pse në moshë është shumë e re.
‘’Ëndërr e kam pasur të luaj në një Film dhe me sa po e shoh po shkoj drejt asaj rruge. Xhirimet akoma janë duke vazhduar dhe nuk kanë mbaruar, filmi pritet të jetë një sukses i vërtetë jo vetëm për mua’’, thekson në bisedën e shkurtër Anna.
Ajo është një menaxhere e suksesshme e disa lokaleve striptiz të cilat gjenden në Tiranë, Durrës dhe Sarandë derisa ajo është edhe balerina kryesore e këtyre lokaleve.












