Lindur më 26 nëntor 1933, në fshatin Illanga në Hondurasin spanjoll, Dr. Sebi, ose Alfredo Bowman ka trajtuar dhe kuruar disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse të njohura për njeriun, duke përfshirë edhe kancerin dhe HIV/AIDS.
Thuhet se ai ka trajtuar pacientët e famshëm të tillë si artisten Lisa Lopes dhe legjendën e popit Michael Jackson.
Ai gjithashtu ka thënë se ka ndihmuar edhe Steven Seagal dhe nënën e Eddie Murphy.
Në vitin 1988 ai ishte detyruar të shkojë në gjykatë, ku ishte paditur nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, pas vendosjes së reklamave në gazetat lokale ku ai tregonte se mund të kuronte çdo sëmundje.
Gjykata kishte kërkuar nga ai që të sillte në gjykatë nga një paciente të tij për çdo sëmundje, të cilat ai i kishte kuruar.
Numri i dëshmitarëve ishte më pak se 10, numër ky befasues edhe për gjykatën. Rreth 70 pacientë të tij kishin kërkuar nga gjykata mbylljen e çështjes dhe të vendosë në favor të Sebit.









