• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me ishullin amerikan, që gati nisi luftën për një derr

by A R
14/09/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishulli San Juan, i shtrirë në veriperëndim të Uashingtonit dhe pranë bregut kanadez, është i njohur për ekosistemin e larmishëm dhe mbi të gjitha për orkat e rralla që notojnë në ujërat përreth. Megjithatë, është e vështirë të besohet se në këtë cep të izoluar të SHBA-së, në vitin 1859, britanikët dhe amerikanët gati sa nuk hynë në luftë… për një derr të ngordhur.

Problemi filloi nga një mosmarrëveshje kufitare. Në vitin 1846, Traktati i Oregonit vendosi paralelen e 49-të si kufirin zyrtar midis territoreve britanike dhe amerikane në Paqësorin Veriperëndimor, por bëri një përjashtim për ishullin e Vankuverit, i cili u lejua të mbetej britanik. Mirëpo duke qenë se ujërat e Detit Salish përmbanin shumë ishuj të vegjël nisën problemet. Ishulli San Juan u gjend papritur në epiqendrën e një krize serioze diplomatike.

Megjithatë, jeta në ishull vazhdonte. Bujqësia mori hov në vitin 1853 kur kompania britanike “Hudson’s Bay” ngriti një fermë delesh, me synimin për të fituar terren në rajon dhe për të penguar pretendimet amerikane. Por brenda pesë viteve, shumë amerikanë nisën të kërkonin të drejtat për të kullotur bagëtitë e tyre – kërkesa këto që britanikët i konsideronin të paligjshme.

Tensionet vazhduan deri më 15 qershor 1859, kur një kolonel qëlloi një derr që e gjeti duke kërkuar ushqim në kopshtin e tij. Kafsha i përkiste britanikëve, të cilët ishin aq të indinjuar nga incidenti saqë kërcënuan të dëbonin amerikanë masivisht, të cilët kërkuan menjëherë mbrojtje ushtarake. Britanikët u përgjigjën duke dërguar tri anije luftarake në zonë dhe duke nisur stërvitjen ushtarake. Filloi kështu një situatë e tensionuar ushtarake dhe dy fuqitë e mëdha ishin shumë afër nisjes së një lufte.

Kur lajmet për “Luftën e derrave” arritën në Uashington në tetor të vitit 1859, presidenti amerikan, Buchanan, dërgoi disa emisarë të lartë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes. Mbërritja e tyre ndihmoi për të zbutur tensionet dhe aksionet ushtarake u shmangën përfundimisht, duke u arritur armëpushimi.

Pas vitit 1859, amerikanët dhe britanikët bënë pazare për më shumë se një dekadë për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për mosmarrëveshjen e kufirit. Kaiser Wilhelm i Gjermanisë u caktua si ndërmjetësues dhe u ftua të zgjidhte midis dy kanaleve të ndryshme detare si kufirin e mundshëm: ngushticën e Haros të preferuar nga amerikanët, ose ngushticën e Rosarios të preferuar nga britanikët. Në fund, ai zgjodhi në favor të ngushticës Haro dhe në shtator 1872 marinsat britanikë u larguan, pasi ishulli San Juan iu dorëzua në mënyrë paqësore Shteteve të Bashkuara.

/a.r

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Shqipëria në 24 orët e fundit: 104 infektime të reja me Covid, asnjë humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In