• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njihuni me Diellzën, kandidatja e vetme shqiptare për deputete në Zvicër

by
07/10/2015 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E veçantë e këtyre zgjedhjeve nacionale 2015 në pjesën frankofone është se vetëm një kandidate shqiptare me rrënjë nga Kosova ka marrë guximin të konkurrojë për deputete në zgjedhjet e tetorit, për dallim prej zgjedhjeve të tjera, ku në këtë pjesë të Zvicrës në listat e kandidatëve me origjinë të huaj kanë dominuar kandidatë të natyralizuar me rrënjë nga Kosova.

Këtë herë është Diellza Shatri ajo që figuron e vetmja në listën e partive politike, përkatësisht në Partinë Kristiane Popullore – CVP, në pjesën e frankofone të Zvicrës.

Kontaktet me këtë subjekt politik shqiptarja nga Kosova i kishte realizuar duke filluar nga niveli qendror në Bernë, e deri në nivele kantonale, si dhe ato lokale në qytetin e Gjenevës.

Shatri aktualisht jeton e studion drejtësinë në Gjenevë, ndërsa është e bindur se para vetes ka një garë të fortë elektorale.

Megjithatë, ajo e ka në plan t’u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kantonit për t’ia besuar votën në zgjedhjet e vjeshtës.

“Do të ndihem shumë e kënaqur, në veçanti ta kem edhe votën e mërgimtarëve që kanë të drejtë vote. Me profesionalizëm e përkushtim të plotë nuk do t’i zhgënjej. Do të insistoj të jem një pikë referuese dhe njëra nga ata që i dëshirojnë integrimet e mirëfillta në Zvicër dhe në Evropë”, tha Shatri në një bisedë për albinfo.ch, duke mos përjashtuar as votat e elektoratit zviceran dhe kombësive të tjera që jetojnë në Gjenevë.

“Do t’u drejtohem të gjithë qytetarëve zviceranë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë, se unë synoj paraprakisht zgjidhjen definitive të çështjeve, të cilat na shqetësojnë të gjithëve pa dallim, si qytetarë të Gjenevës, në përditshmërinë tonë. Në perfeksionizmin e realitetit zviceran ka edhe shumë punë e çështje që duhen përmirësuar”, thotë më tutje studentja nga Gjeneva.

“Me bindje të plotë them se të gjithë mund të llogarisin në mua si në zërin e tyre në qytetin ndërkombëtar të Gjenevës”, premton politikania e re.

Ajo thotë të ketë arritje te gjenerata e tretë në Zvicër. Për Shatrin ka të tillë që dëshirojnë të marrin edhe përgjegjësi të tjera në jetën politike.

“Në Zvicër është një numër i madh i qytetarëve me origjinë shqiptare që janë të shkolluar, me përgatitje të avancuar dhe të integruar plotësisht në rrethet ku jetojnë. Kjo është një vlerë dhe energji e shtuar për vetveten, për familjen dhe për vendin ku jetojnë dhe më gjerë”, ka deklaruar politikania shqiptare, duke iu bërë thirrje bashkëmoshatorëve të saj që të jenë pjesë e politikës në Zvicër.

“Kam vërejtur hezitime në këtë drejtim nga të rinjtë, pa marrë parasysh se nga janë dhe çfarë origjine kanë. Te të rinjtë shqiptarë kam vërejtur se për shumë gjera të përbashkëta janë shumë kreativë dhe parimorë. Kjo më bën të lumtur që edhe unë të mbetem njëra nga ata”, thekson Shatri, duke premtuar se do të kontribuojë më së shumti në çështjet familjare, ekonomike, të sigurisë, integrimeve të të rinjve dhe atyre ndërkombëtare, etj..

20151007091631781 20151007091642718646

Next Post

Plani “B” i Kadri Veselit në parlamentin kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com