• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me Bullgarinë përmes Plovdivit

by A R
17/03/2019 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christopher Nehring

Kur u ngjita për herë të parë në një nga (ndërkohë vetëm) gjashtë kodrat e Plovdivit, Bullgaria ishte ende shumë larg. Vendi nuk ishte në BE, as në letra e as në mendje. Dhe sigurisht, as në mendjen time. Ishte udhëtimi im i parë që nga fëmijëria në një vend jashtë BE-së. Sa të vogël që ia bën njeriu ndonjëherë botën vetes! Ndërsa sot, kur mendoj për Plovdivin, nuk kam parasysh vetëm Bullgarinë, por Evropën.

Vështrimi im ndaj këtij qyteti që shtrihet në Bullgarinë qendrore, në rrafshnaltën e Maritsas, mes maleve të Ballkanit dhe maleve Rodope, në këtë vit vendimtar për Evropën, 2019-ën, nënvizon atë çka nënkuptohet me Evropë dhe BE. Ajo vërtet që as t’i zgjidh e as t’i heq problemet, ajo nuk është as ilaç për gjithçka e as si ato fundet e përrallave “jetuan të lumtur deri në fund të ditëve të tyre “. Por ajo të zgjeron horizontin, është një hapësirë ku disa gjëra janë të përbashkëta, të tjera na ndajnë, ku jo gjithçka është gjithmonë shumë e mirë, por që në vitet e fundit është afruar shumë mes veti.”

Qyteti i shtatë kodrave

Në vitin 2019 BE-ja do të jetë e pranishme përsëri në Plovdiv, siç ka qenë në ato ditët entuziaste në prag të anëtarësimit në BE, në vitin 2007. Si një prej dy kryeqyteteve të kulturës (së bashku me Materan e Italisë), për një vit të tërë, në Plovdiv do të jetë mysafire Evropa. Ky nder shkoi për herë të parë në Bullgari dhe ishte një mrekulli e vogël që Plovdivi arriti të fitonte kundrejt Sofjes.

Qyteti i shtatë kodrave historike, në të cilin kanë lënë gjurmët e tyre trakët, grekët, romakët dhe osmanët, triumfoi me historinë dhe rëndësinë e tij kulturore – dhe sigurisht pak edhe me amfiteatrin historik në qendër të qytetit të vjetër. Gjatë gjithë vitit, pra, BE-ja do të jetë e prekshme në Plovdiv – dhe Plovdivi i prekshëm për pjesën tjetër të Evropës. Shpresa se Evropa është kthyer në Plovdiv. “sëbashku” – kjo është motoja e Kryeqytetit të Kulturës 2019.

Sigurisht, unë nuk isha i vetmi që nuk e mbante mend se kur ishin festuar me kaq entuziazëm për herë të fundit këto dy ide. Ç’është e vërteta, po t’u hedhësh nga një vështrim gazetave të përditshme nga Portoja në Bukureshtit, nga Dublini në Palermo të krijohet përshtypja se tani për tani nuk janë të shumta ato gjëra që e mbajnë bashkë këtë kontinent. Dhe shpresa për të qenë akoma më “së bashku” – e thënë pak me kujdes – nuk ka qenë shumë e madhe në këtë vit, që pritet të jetë edhe viti i Brexit-it.

Bullgaria nuk bën përjashtim në tenorin e krizës së BE-së. Nga njëra anë, qindra mijëra bullgarë kanë emigruar në Evropën Perëndimore, Veriore dhe Qendrore që kur vendi i tyre është pranuar në BE. Si emigrantë dhe studentë dhe – siç po lexojmë çdo dy ditë në artikujt e gazetave – edhe si migrantë në sistemet sociale.

Ndërsa një pjesë e mirë e bullgarëve përfiton në një formë apo një tjetër nga liria e lëvizjes dhe solidariteti brenda BE-së, vendi vetë radhitet ndër ato vende që janë shumë skeptike përsa u përket migrantëve që hyjnë në BE nga jashtë.

Euforia e pranimit

Afro 13 vjet më parë, Plovdivi kremtoi tërë entuziazëm anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Në atë kohë Bullgaria ishte e sigurt se tani  e tutje çdo gjë do bëhej më mirë, do hapeshin vende pune, do rriteshin rrogat dhe do të binte niveli i korrupsionit, niveli i jetesës do të ngrihej, niveli i kriminalitetit do të ulej. Dhe njerëzit do të udhëtonin më të lirë, si qytetarë krenarë të BE-së, pa vizat dhe kufizimet e bezdisshme. Bullgarët nuk do të quheshin më “ballkanezë”, siç thoshte Bismarck-u, por evropianë të klasit të parë. Kështu do të bëhej, BE-ja do të gjente një mënyrë se si ta rregullonte.

Një numër i madh i këtyre shpresave, e këtë mund ta ndjeje nga viti në vit, u zhgënjye, sikurse dhe pritej. Dhe shumë shpejt u dëshmua sesa pak ndikim do të kishte anëtarësimi në BE mbi jetën e përditshme të njerëzve, përveç ca fjalëve të ngrohta ose paralajmëruese. Korrupsioni, pagat, infrastruktura dhe kualiteti i jetesës, për të gjitha këto gjëra njerëzit duhej të merreshin vetë. Entuziazmi u mpak, Plovdivi dhe Evropa kanë nisur të dorëzohen.

“Së bashku” si motoja e Kryeqyteti Evropian të Kulturës, Plovdivit, duhet të vlejë në radhë të parë për komunitetet  fetare (ortodoksët, katolikët, hebrenjtë, myslimanët) dhe grupet etnike (bullgarët, turqit, romët dhe armenët) në qytetin e Plovdivit dhe për bashkëjetesën e tyre mijëvjeçare”, tha kryetari i bashkisë, Ivan Totev. Metaforikisht, kjo moto përshtatet edhe për të gjithë Evropën që tani e ka kapluar kriza.

Ndasitë për shkak të origjinës, kombësisë, fesë, gjinisë apo orientimit seksual e deri te statusi social dhe preferencat ushqimore, duket se në të gjithë kontinentin, madje në të gjithë botën, gjatë viteve të fundit, kanë fituar më shumë rëndësi sesa të përbashkëtat.

Deri më tani, kontributet bullgare për kapërcimin e këtyre dallimeve dhe zgjidhjen e çështjeve kryesore evropiane të së ardhmes kanë qenë të vogla – si brenda vendit ashtu edhe në nivel evropian. Motoja mund të jetë edhe më e shkëlqyeshme nëse kryeqyteti kulturor Plovdiv, në këtë vit të Brexit-it do të japë  impulse të reja për një “së bashku” të re evropiane. Në mos në arenën e madhe politike, së paku në një masë më të vogël.

Njihuni me Bullgarinë përmes Plovdivit

Plovdivi e ka arritur këtë njëherë, edhe pse vetëm për rastin tim. Plovdivi ka zgjeruar botën time krejt personale – dhe do të jetë për mua përgjithmonë takimi im i parë aktiv me Bullgarinë dhe BE-në.

Shumë turistë që po vijnë në kryeqytetin kulturor të Plovdivit në vitin 2019 do të ndjehen ngjashëm. Kjo nuk duhet të jetë diçka e keqe – përkundrazi. Është një fillim i shkëlqyer për të njohur dhe vlerësuar BE-në në Bullgari. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është një festë bullgare. Ja si shkon ajo: Së pari, një raki rrushi shtëpie (rakia, 50ml një teke, 100ml dopio), më pak është e ndaluar, më shumë është e mirëpritur), kësaj i shtohet e famshmja shopka: domate, kastravecë dhe djathë të bardhë. Ndoshta kjo është sallata kombëtare, sepse ka brenda tre ngjyrat e flamurit bullgar (të bardhën, të gjelbrën, të kuqen). Kur kam shprehur këtë mendim për herë të parë me zë të lartë, më kanë parë me dyshim. Me sa duket, askush nuk e kishte vënë re atë më parë.

Meze dhe politikë

Këtyre u shtohet edhe kaçkavalli ose djathi i bardhë dhe ca meze, si suxhukë, një lloj sallami i tharë në ajër, apo pastërma derri ose gjedhi. Kush mendon se këtu duhej të mbaronte menyja, ka të drejtë. Por ky është vetëm fillimi. Tani vjen gjella kryesore: qofte skare, qebapë, bërxolla derri, musaka, gjyveç.

Këto ushqime janë tepër të rëndësishme. Sepse këtu vendoset bazamenti për t’u ndjerë mirë fizikisht, por edhe për të filluar një debat për politikën, debat ky që sipas traditës së mirë të trashëguar që nga kohërat e komunizmit preferohet të zhvillohet në kuzhinë. Dhe në fakt, më shumë se një javë nuk rri dot në Bullgari pa u ftuar në një darkë të tillë.

Dhe ku ka kohë më të mirë për të biseduar për këtë “së bashku”, për atë çka na lidh ose na ndan ne në Evropë, se pranë sofrës bullgare në vitin e kryeqytetit kulturor Plovdiv? Dhe me një verë ose një raki të mirë bullgare dhe një grimë humori dhe ironie të shëndoshë të ngresh një dolli për Brexit-in, krizën e BE-së, emigracionin, turizmin social dhe si gjerman, edhe çerekfinalen e famshme të Botërorit të vitit 1994, kur ekipi gjerman humbi ndaj atij bullgar, një ngjarje, që në Bullgari festohet ende.

Christopher Nehring, i lindur në vitin 1984, është drejtor hulumtimesh në Muzeun Gjerman të Spiunazhit në Berlin. Ka studiuar histori të Evropës Juglindore dhe te Kohës së Re në Heidelberg dhe Shën Peterburg dhe në vitin 2016 ka promovuar për një temë historisë së shërbimit të fshehtë. 

Next Post
Mbi 70 kosovarë janë vrarë në Irak dhe Siri

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In