• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me 7 ushqimet për flokë më të gjatë e të shëndetshëm

by Java News
14/08/2019 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë persona përdorin maska dhe shampo specifike ose presin majat me shpresën se flokët do të rriten më shpejtë. Por shumë pak e dinë se ekzistojnë disa ushqime specifike të cilat i ushqejnë flokët, duke i bërë që të rriten më shpejtë dhe ja kush janë:

Peshku salmon– I pasur me omega 3, peshku salmon luan rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve, duke u shtuar dendësinë dhe duke reduktuar rënien. Salmoni përmban hekur dhe vitamina B12, të cilat kontribuojnë në rritjen e flokëve.

Midhjet- Zinku është një element i lidhur ngushtësisht me shëndetin e flokëve, ku mungesa e tij shkakton rënien e flokëve. Kështu që për të pasur flokë sa më të shëndetshëm dhe me shkëlqim, këshillohet që të konsumoni një midhje në ditë, e cila i jep organizmit sasinë e nevojshme të zinkut që ka nevojë. Ushqime të tjera me zink janë mishi i derrit dhe i viçit.

Gjoksi i pulës– Flokët kanë në përbërje keratinë, e cila i ndihmon të jenë të shëndetshëm. Nëse nuk hahen proteinat e duhura floku do të dëmtohet. Gjoksi i pulës, ashtu si peshku ton, përmbajnë proteinat e duhura për të stimuluar rritjen e flokut dhe për ti bërë më të fortë.

Vezët– Veza këshillohet pasi është burim proteine dhe biotine, elementë të cilat ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të flokut. Ndër të tjera vezët përmbajnë edhe leucinë, e cila e shtyn organizmin që të prodhojë aminoacide, përbërësit bazë të proteinave, të cilët përbëjnë flokët.

Bajamet– Bajamet përmbajnë vitaminë E e cila stimulon rritjen e flokëve dhe i bën më të fortë. Kështu ngrënia e 30 gramë bajameve çdo ditë, i jep flokëve sasinë e duhur.

Farat e kungullit– Farat e kungullit janë të pasura me vitamina B1, B2, B3 dhe B4, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e flokëve. Vitaminat B5 dhe B6 nga ana e tyre, kujdesen për shëndetin e rrënjës së flokut, shkruan noa.al.

Thjerrëzat- Thjerrëzat janë burim shumë i mirë hekuri, një element thelbësor, për të pasur flokë të shëndetshëm. Ndër të tjera, thjerrëzat përmbajnë edhe zink, i cili stimulon rritjen e flokëve. /l.m

Next Post
Si të isha ai… Gjergj Xhuvani…

Si të isha ai... Gjergj Xhuvani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In