• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njihuni me këshilltarin më të rëndësishem të kancelares Merkel

by Java News
12/10/2017 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jan Hecker do të jetë këshilltari kryesor i kancelares gjermane për politikën e jashtme – përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Ai është një jurist brilant.

Pas zgjedhjeve parlamentare pason zgjedhja e personelit. Në kabinetin e kancelares gjermane janë bërë disa ndryshime para se Merkel të fillojë të ushtrojë mandatin e saj të katërt.

Deri më tani dora e djathtë e kancelares në politikën e jashtme ka qenë Christoph Heusgen. Ai i ka shërbyer Merkelit 12 vjet. Heusgen është emëruar ambasador i Gjermanisë në OKB në Newy York. Viteve të fundit Heusgen ka qenë adresa e parë e politikanëve të Ballkanit në Berlin, pastaj, kush ka pasur fat, i janë hapur edhe dyert e kancelares Merkel.

Tani Merkel ka emëruar pasardhësin e Heusgen. Ai quhet Jan Hecker dhe do të jetë këshilltari më i rëndësishëm i kancelares gjermane. Hecker konsiderohet jurist brilant (ka doktoruar në Göttingen, ka habilituar në Frankfurt [Oder]). Sipas mediave gjermane Hecker zgjoi interesimin e Jan Hecker. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: 3 faqe. Por, ato mjaftuan që qeveria e Bavarisë të tërhiqet. Hecker është i pari këshilltar i çështjeve ndërkombëtare që nga Horst Teltschiku, këshilltar i kancelarit Helmut Kohl (1982-1991), i cili nuk ka karrierë diplomatike.

Për kancelaren Merkel kjo nuk luan aq rol. Për të, siç shkruan Süddeutsche Zeitung, me rëndësi është që ekipi i burrave në kabinetin e saj të jenë të gatshëm të lënë anash egot e tyre. Me rëndësi janë kualifikimi, efikasiteti, angazhimi i palodhshëm në punë.

Hecker është i lindur në Kiel, në Gjermaninë veriore. Në vitin 1999 u punësua në Ministrinë e Brendshme gjermane dhe një kohë të gjatë është marrë me politikën ndaj emigracionit dhe në përgjithësi të huajve. Me emërimin e tij Merkel tregon se gjatë mandatit të saj të ri prioritet do të ketë sidomos politika ndaj refugjatëve. Në parketin diplomatik Hecker ka mbledhur përvojë gjatë shumë vizitave me kancelaren, ku janë diskutuar çështjet e refugjatëve.

Si këshilltar i politikës së jashtme Hecker do të jetë një bashkëbisedues i rendësishëm edhe për politikanët e Ballkanit.(dp)

a.ç

Next Post
Komisioni për Reformën Zgjedhore, zbardhet kërkesa e plotë e PD-së

Komisioni për Reformën Zgjedhore, zbardhet kërkesa e plotë e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

February 4, 2026
Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

February 4, 2026
Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

February 4, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In