• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me fshatin shqiptar që nuk fle gjithë natë nga…frika

by Java News
19/04/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatit Romës në Mallakastër prej më shumë se dhjetë ditësh flenë me frikën se nuk do të zgjohen më të nesërmen. Rrëshkitja e dherave iu ka ardhur pranë shtëpive dhe rrezikon shembjen e tyre. Ndërkohë, toka është çarë mbi dy metra si dhe e gjithë rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës është shkatërruar. Banorët kërkojnë një përgjigje nga Bashkia e Mallakastrës, e cila, sipas tyre, ka inspektuar zonën, por nuk u ka dhënë asnjë informacion mbi situatën.

“Jemi të shqetësuar pasi dherat kanë rrëshkitur, rruga është shkatërruar dhe ne nuk shkojmë dot as tek tokat tona të mbjella. Veç kësaj, kemi edhe hallin e shtëpive se mos na zënë brenda gjatë natës”, shprehet një banor. Një tjetër shpjegon se mungesa e rrugës është bërë problem edhe për fëmijët, të cilët tashmë nuk shkojnë më në shkollë. Banorët gjithashtu janë të shqetësuar pasi, pas verifikimit të situatës, bashkia nuk u ka dhënë asnjë informacion nëse jeta e tyre rrezikohet ose jo.

“Fiks Fare” iu drejtua Bashkisë së Ballshit. Kryetari i saj tha se është në dijeni të problematikës në fshatin Romës, por ai sqaroi se e gjithë zona po përballet me rrëshkitje dherash dhe se bashkia ka ndërhyrë për evakuimin e familjeve vetëm në raste emergjente. Por, sipas tij, situata në këtë fshat nuk është emergjente. “Ne jemi në dijeni, në fakt e gjithë zona e Mallakastrës po përballet me këtë situatë, po ndërhyjmë sa mundemi. Ne kemi vetëm dy automjete, megjithatë çfarë kanë qenë raste emergjente i kemi evakuuar. Nuk ka shumë fonde bashkia, ju duhet ta kuptoni këtë. Ne, gjendjen e emergjencës nuk e shpallim dot, nuk do na japë ne qeveria para’, megjithatë ne kemi kontaktuar edhe me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Situata në fakt mendoj se është e tillë pasi ka qenë një vit me shumë reshje dhe kanalet kulluese janë shkatërruar dhe ky është një problem”, u shpreh Agron Kapllanaj.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM-it, 65% e sipërfaqes së territorit shqiptar rrezikohet nga rrëshqitjet. Sipas specialistëve, shkaku kryesor janë 494 mijë ndërtime të cilat janë bërë pa studim gjeoteknik dhe sizmik. “Prej kohësh, Shqipëria po përballet me rrëshkitje, si në Jug si në Veri, por edhe në zonën e mesme të saj. Sipas studimeve, na rezulton se shkaku kryesor janë ndërtimet e bëra pa studime gjeoteknike dhe sizmike. Aktualisht, rezultojnë rreth 494 mijë ndërtime të tilla që janë bërë në zona ku është prishur ekuilibri i natyrës. Tani, natyra po vepron dhe do të krijojë balancat e saj. Dikur nuk ndodhte që të ndërtohej pa studim”, u shpreh shefi i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Prof. Ylber Munceku./Top Channel

ma.me

Next Post
Mogerini mbledh kryeministrat e Ballkanit në Shkup, integrimi temë qëndrore

Mogerini mbledh kryeministrat e Ballkanit në Shkup, integrimi temë qëndrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In