• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njësitë sekrete më të rrezikshme në botë

by A R
10/10/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Informacioni dhe sekreti janë armët e fshehta të çdo grupi të armatosur që synon të fitoj një betejë.

Për shkak të sekreteve janë fituar por edhe humbur luftërat, dhe për këtë arsye janë mbajtur nuk janë publike për opinionin, armikun apo edhe bashkëpunëtorët.

Ushtritë botërore kanë pasur njësite të fshehta, kurse ekzistimin e tyre e kanë pranuar shumë vite pasi janë formuar, derisa për misionet e tyre shumë pak është ditur, transmeton Telegrafi.

Njësia 88/Njësia e zezë

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ose dy grupe të ndryshme, si dhe nëse janë ende aktive. Në media janë paraqitur që të dy emrat e tyre, kurse gjithmonë janë përdorur për njësitë që kanë kryer aksione kundër organizatave terroriste në Irak dhe Afganistan.

Njësitet përbëhen nga njerëzit më të aftë të njësive elitare “Seal, Team 6, Delta Foce dhe SAS. Për shkak të ekzistimit të këtyre njësive ka pasur reagime të ashpra, për shkak të veprimi ilegal në Siri, ndërsa spekulohet se kjo njësi është rikthyer në aksion, dhe besohet se aktualisht janë duke vepruar në operacione kundër “Shteti Islamik”.

OSS

Bëhet fjalë për inicialet e Zyrës për Shërbime Strategjike të themeluar në vitin 1942, me një mision të gjerë për mbledhjen dhe analizimin e informacioneve strategjike dhe udhëheqjen e “operacioneve të fshehta për të cilat nuk janë në dijeni agjencitë tjera”.

Duke marrë parasysh se gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur agjenci të ngjashme aktive, OSS ka qenë e angazhuar në shumë punë. Nën udhëheqjen e kolonelit William Donovan i njohur si “Wild Bill”, kjo agjenci e vogël ka kryer bastisje, ka luftuar kontrabandimin e armëve dhe spiunazhin, ka përkrahur lëvizje dhe ka mbledhur të dhëna tepër sekrete. Ata ishin të parët në historinë e SHBA-ve që patën në radhët e tyre komando për operacione “detare, ajrore dhe tokësore”.

Forca ajrore 6593/6594

Këto forca ajrore kanë ekzistuar nga viti 1958 deri më 1986 me qëllim kapjen e të ashtuquajtur “yjet e rënë”, më saktësisht shiritat e filmave që binin me parashuta nga satelitët spiunë amerikanë, në të cilat gjendeshin pamjet e Bashkimit Sovjetik. Bëhej fjalë për satelitët e programit Corona, të cilët në mënyrë të fshehtë kanë filmuar Rusinë nga orbita e Tokës.

Pilotët kanë pasur për të detyrë t’i kapin këta shirita derisa ishin në ajër, por që i kanë kapur me duar pasi aeroplanët nuk posedonin teknologji të avancuar. Por, kur dështonin në kapjen e tyre, angazhoheshin rojet bregdetare me zhytësit profesionistë. Për 27 vite kanë arritur të shpëtojnë 40 mijë shirita të filmave.

Delta Force

Ashtu sikur njësitë tjera, Delta Foce gjatë viteve kishin ndërruar emrin disa herë. Kjo njësi është themeluar si njësi elitare në luftën kundër terrorizmit, kurse besohet se kjo kishte ndodhur në fund të vitit 1977, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi në fillim fitoi epitetin e njësisë jo edhe aq profesionale për shkak të misionit të dështuar “kthetrat e shqiponjës” në vitin 1980, kur dështuan të shpëtojnë pengjet amerikane në Iran gjatë protestave studentore. Por me kalimin e viteve u shndërrua në njërën nga njësitë më të mira, dhe prej atëherë janë përfshirë në pushtimin e Panamasë e deri te kapja e terroristit më të kërkuar Osama Bin Laden. Kjo njësi është ende aktive, kurse shumë misione të saj konsiderohen sekret shtetëror.

Seal Team 6

Kjo njësi është e specializuar të luftoj terrorizmin, kryen mbikëqyrje pa u vërejtur nga askush, shpëton pengje dhe merr pjesë në mbrojtje të afërt. Pas sulmeve terroriste mbi kullat binjake në New York, buxheti i tyre por edhe përgjegjësitë janë rritur.

Kjo njësi sot numëron mbi 1800 anëtarë, përfshirë edhe femra. Disa prej aksioneve të tyre më të njohura janë kapja e Bin Ladenit dhe shpëtimi i kapiten Philipsit nga piratët somalez. Në operacione luftarake janë aktiv që nga viti 1981.

Njësia ushtarake 7781/39

Kjo njësi e beretave të gjelbra ka ndërruar emrin disa herë gjatë historisë së saj. Ata kanë operuar në Berlin nga viti 1956 deri më 1984. Misioni i tyre ishte ruajtja e Berlinit Perëndimor nga pushtimi komunist, por edhe përgatitja e qytetit për luftë në rast të ndonjë pushtimi nga ana lindore. Ata janë të veshur si spiunët klasik, kurse posedonin pajisje të ndryshme të spiunimit të ngjashme me atë në filmat e James Bondit./a.m.

Next Post
Projektligji për pakicat, Ambasada Bullgare kërkon të dëgjohet në komision

Bullgarët njihen si minoritet, projektligji kalon te Komisioni i Ligjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

January 5, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

Akuzat për trafik droge dhe armësh, Maduro del sot para gjykatës federale në New York

January 5, 2026
VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

VIDEO/ Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget: Lapaj transportohet me urgjencë në spital

January 5, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 5, 2026
“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In