Tensione raportohen në veri të Kosovës. Njësia Speciale e Policisë ka bastisur shtëpinë e politikanit serb, njëherësh anëtar i Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiç.
Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga kryetari i Ranillugës, Davor Petkoviç.
Sipas këtij burimi, Policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor. Bëhet me dije se shtëpia e politikanit serb po bastiset për armë mbajtje pa leje.
Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa zona ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje. /l.m