Bruce Jenner, njerku i Kim Kardashian, është shfaqur për herë të parë i transformuar në femër.
Ish atleti 65-vjeçar ka zbuluar për publikun transformimin e tij në grua duke pozuar i veshur me të brendshme, si dhe me make up në fytyrë, në kopertinën e revistës “Vanity Fair”.
Në versionin femër, ai do të quhet Caitlyn.
Kopertina e “Vanity Fair” vjen pak kohë pasi Jenner dha një intervistë për rrjetin amerikan ABC, ku rrëfeu mbi faktin se e kishte ditur gjithnjë se donte të sishte femër dhe se po i nënshtrohej ndërhyrjeve për t’u shndërruar në një të tillë.









