• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”/ Lufta e Viktor Ymerit ndaj Reçit për 2 vrasjet e bujshme: Si e “çoi” në pranga drejtorin e burgut

by Java News
13/11/2021 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Viktor Ymeri më ka thënë në Burgun e Peqinit se Emiljano Shullazi me shokë dinë vetëm të hapen, por nuk dinë të gjejnë asgjë dhe se njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”, kjo dëshmi e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi ka vënë në lëvizje Viktor Ymerin nga burgu i Peqinit për të ndryshuar çdo provë me qëllim që dëshmia e tij të jetë e pavlefshme kundër tij.

“Ina Seranaj avokatja e Ymerit ka pretenduar se dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi nuk vijnë në përputhje me provat. Sipas saj gjatë kryerjes së dënimit Viktor Ymeri ka qëndruar në sektorin nr.1, kati i dytë, godina B. Ajo kërkon shkresë që Ymeri dhe Reçi s’kanë qëndruar në një sektor gjatë kryerjes së dënimit”, thuhet në dosje, referuar kërkesës së avokates së Viktor Ymerit.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, i dënuar për dy vrasje, u lirua nga qelia në fund të vitit 2019, me vendim të dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin dhe të urdhërojë lirimin e tij. Por ai u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, dhe rol kyç kishte Luftar Reçi.

Ky i fundit është i penduari i drejtësisë, i cili zbardhi dy ekzekutimet e bujshme, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. I përfshirë në vrasjet e Vajdin Lames Artan Arsit sipas dëshmisë së Reçit është edhe Viktori Ymeri.

Sipas Luftar Reçit këtë ia ka konfirmuar vetë Ymeri në burgun e Peqinit ku kanë qëndruar së bashku në vitin 2013. E pikërisht për ta kundërshtuar të penduarin përpara drejtësisë , Viktor Ymeri ka manipuluar faktin se ai ka qenë në të njëjtën qeli me Luftar Reçin. Sipas SPAK kjo është bërë nga ish-shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Gani Shehu, i cili përfundoi në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shehu akuzohet se ka paraqitur të dhëna të rreme për të burgosurin Ymeri, duke manipuluar faktin se ai ka qenë në të njëjtën qeli me Reçin.

“Mbështetur ne faktete e mësipërme Shehu, si i dyshuar për vepren penale të parashikuar nga neni 186/3 Kodit Penal. Sipas prokurorisë, ne analize të sa me sipër krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Gani Shehu, me me detyre shef i sektorit ligjor ně IEVP-ne Peqin, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Falsifikimit te dokumenteve nga personi qe ka për detyre ti leshojë atë, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Ky i betuar ka pasqyruar në shkresën nr.82 daté 14.01.2021 me lende kthim përgjigje drejtuar avokates së te hetuarit Viktor Imeraj të dhëna te rreme, se pari në lidhje me periudhën e qëndrimit të të hetuarit Viktor Imeraj në IEVP – në Peqin ne vitin 2013 dhe se dyti në pasqyrimin e të dhënës tjetër të rreme qe ka të bëjë faktin se të dënuarit Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi, nuk kanë qëndruar në të njëjtin sektor në IEVP Peqin”, thuhet më tej në dosjen e siguruar nga ABC.

Nga hetimet e dertitanishme rezultoi se kjo shkresë përmban te dhëna të rreme pasi siç dhe u arsyetua me lart i dënuari Viktor Imeraj ka qëndruar gjate vitit 2013 duke filluar nga data 11.01.2013 ne IEVP Peqin. Gjithashtu, siç rezultoi edhe nga këqyrja e dosjeve të IEVP Peqin të dënuarit Luftar Reci dhe Viktor Imeraj kanë qëndruar në të njëjtin sektor, kat dhe madje edhe në të njëtën dhomë (për periudha te ndryshme kohore).

Nga hetimet e deritanishme siç thuhet në dosjen e siguruar nga ABC rezulton se personi përgjegjës është pikërisht Gani Shehu, i cili pa bërë as edhe një verifikim ka përgatitur shkresën me të dhëna të rreme. Nga shpjegimet e drejtorit të IEVP-së Artan Tabaku, deklarimet e sekretarit Tomorr Sokoli, deklarimet Bashkim Mane si dhe deklarimet e shtetasit Lulzim Kaziu rezulton e provuar se ka qenë pikërisht i hetuari Shehu ai i cili ka përgatitur këtë shkresë pa kryer edhe një verifikim të vetëm, thuhet më tej në dosje.

Gjithashtu, sipas prokurorisë për t’u theksuar është fakti se muajin dhjetor 2020 (date 17.12.2020) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte dërguar një shkresë me të dhëna të sakta në lidhje me kohën e qëndrimit të Viktor Imeraj në burgun e Peqinit kryesisht për vitin 2013.

“Siç edhe vetë i hetuari Gani Shehu e pranon ai ishte personi që vetëm një muaj më parë kishte përgatitur përgjigjen me të dhëna të sakta për drejtorinë e burgjeve dhe vetëm një muaj më vonë ka përgatitur shkresën objekt hetimi por tashmë me të dhëna të rreme dhe që përmbush kërkesat e të hetuarit Viktor Imeraj dhe mbrojtjes së tij. Fakti që i hetuari është paraqitur së bashka me avokaten në sekretarinë e IEVP se në momentin e depozitimit të shkresës si edhe në momentin kur është kthyer përgjigje dhe kthimi i përgjigjes janë marre tregon qartë dashjen e tij në paraqitjen e të dhënave të rreme. Edhe kthimi i përgjigjes pa bere as edhe një verifikim dhe brenda një periudhe brenda 30 minutash tregoi shume qartë dashjen e tij në përpilimin e një shkrese në përmbajtje të së cilës ka paraqitur të dhëna tërësisht të rreme”, thuhet në dosje./m.j

Next Post
Dyshohet i qëllimshëm/ Bie zjarr në plantacionet me ullinj në lagjen ‘Kala’ të Beratit

Dyshohet i qëllimshëm/ Bie zjarr në plantacionet me ullinj në lagjen ‘Kala’ të Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In