• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Njeriu që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote’/ Urimi i veçantë i Kadaresë për ditëlindjen e Helenës: Më fal që s’di të dua pak, por të dua vetëm shumë

by Java News
21/09/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 78-vjetorin e shkrimtares Helena Kadare, bashkëshorti i saj, shkrimtari i mirënjohur botërisht, Ismail Kadare, ka një mesazh urimi. Studiuesja Alda Bardhyli ka marrë një mesazh prej tij, për Newsw24. Ismaili e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një far mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.

Ndërsa pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.

Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

Helena është ndër të paktat romanciere të regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, nder te cilat Kohë e pamjaftueshme, Bashkëshortët, Një grua nga Tirana, dhe Një lindje e vështirë. Veprat e saj flasin për ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.

Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve 90-të, emri i Helena Kadaresë, do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve 70-të (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve 90-të) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe.

Ndoshta se shkrimtarja brenda saj e bënte më të ndjerë përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë, e libra që i ka dashur. Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip nobelistin polak Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze përmes prozës së Ysushi Inoue./ BW

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Lule e qirinj në vendin ku 21-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen në Greqi. Humbi kontrollin e motorit e u përplas me një shtyllë

FOTO/ Lule e qirinj në vendin ku 21-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen në Greqi. Humbi kontrollin e motorit e u përplas me një shtyllë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In