• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu që Kosova e refuzoi, e çoi Kosovën në Vlorë

by Baton Haxhiu
09/05/2025 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Nuk isha në Vlorë si udhëtar, as si zyrtar. Isha atje si një dëshmitar i heshtur i një momenti kur Belinda Balluku, si zëvendëskryeministre, po shpjegonte hapjen e Aeroportit të Vlorës, që për shumë nga ata që përjetuan Vlorën ishte më shumë se një hapje aeroporti.

Ishte përjetim i një shije dhe krenarie të ndaluar prej vitesh.

Pashë pistën më të gjatë në Ballkan dhe nuk munda të mos men doj për mungesën e dorës së pushtetit, që ka vendosur shijen e shëmtuar nëpër qytetet tona në Kosovë.

Dëgjova emrat që u falënderuan për këtë vepër, një ndër të cilët ishte edhe ai i Behgjet Pacollit. Një emër që në Kosovë nuk gjen vend në asnjë narrativë zyrtare për ndryshimin e qyteteve tona, por që në Shqipëri është bërë pjesë e hartës së së ardhmes.

Dhe mendova me vete, si ka mundësi që njeriu që bën vepra të mëdha nëpër botë dhe ndihmoi Kosovën në ditën e saj më të keqe, sot i jep fytyrë Shqipërisë në ditën e saj më të bukur? Ishte ai që hapi Aeroportin e Vlorës.

Në Shqipëri, aeroportet nuk janë më vetëm terminale fluturimi. Janë hyrje në një shije tjetër të jetës. Janë pikë takimi mes asaj që nuk u bë dot në Kosovë dhe asaj që po ngrihet në Shqipëri.

Ceremonia e sotme në Vlorë nuk ishte thjesht një hapje e një piste, ishte një dëshmi e heshtur e asaj se ku shkon kapitali kur ai refuzohet, përbuzet apo paragjykohet.

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi investuan 160 milionë dollarë për të ndërtuar pistën më të gjatë në Ballkan, jo për të konkurruar, por për të treguar se edhe në jug të Adriatikut mund të zbresë një ëndërr që Kosova nuk pranoi ta mbajë lart.

Vlora nuk është thjesht një qytet bregdetar për shqiptarët e Kosovës. Ajo është emocioni i një kujtese historike, mirënjohjeje dhe përkatësie.

Vajzat janë quajtur Vlorë, Flamure, Pavarësi, sepse Kosova, pa qenë asnjëherë aty, ka jetuar me mitin e saj. Tani, ajo ka zbritur realisht aty. Por jo me pushime. Me punë, me investim, me ndërtim.

Behgjet Pacolli është bërë më shumë se investitor. Është bërë mesazh. Ai është një kujtim i asaj që Kosova kishte dhe nuk pranoi. Një njeri që solli hotelin e vetëm të denjë për diplomatët që shpallnin pavarësinë e Kosovës, “Swiss Diamond”, dhe që u përjashtua nga logjika e pushteteve të vogla sepse ishte shumë i madh për të kuptuar meskinëritë e tyre.

Sot, ai nuk flet, por ndërton. E ndërtoi Nursultanin, ndihmoi në ngritjen e kryeqyteteve, dhe tani e ktheu Vlorën në një hyrje të re për të gjithë shqiptarët.

Kosova e refuzoi. Shqipëria e pranoi. Dhe kjo është drama e madhe e një shteti që po sheh si nga duart i ikin jo vetëm investimet, por edhe njerëzit që mund t’i ndryshonin shijen.

Sepse qytetet e Kosovës kanë humbur shijen. Janë udhëhequr me urgjencë, jo me projekt. Me tender, jo me vizion. Me beton, jo me frymë.

Në Vlorë, sot, nuk u ndërtua vetëm një aeroport. U ndërthur një vepër me një shije të re, që nuk e njeh lodhjen e kulturës politike kosovare. U ngjitën në tribunë një punëtor i madh, Belinda Balluku si përkushtuese e projektit dhe një kryeministër që e do bukurinë dhe ndryshimin. Behgjet Pacollin dhe Edi Rama nuk i lidh partia, por ideja. Ideja se shija është pushtet. Dhe Shqipëria sot po jeton me këtë ide. Dhe, padyshim, Vlora po e përforcon.

Në Kosovë, ndërkohë, janë mbyllur dyert për biznesmenët që guxojnë të mendojnë ndryshe. Ata nuk janë më të nevojshëm për pushtetin që nuk kupton se shija është politikë. Se arkitektura është diplomaci. Se bukuria është pjesë e dinjitetit të përditshëm.

Ministra dhe kryetarë komunash që nuk kuptojnë se çfarë është një projekt urban. Arkitektë që i dorëzohen korrupsionit profesional. Kryeministra që e shohin zhvillimin si statistikë, jo si transformim. Dhe një shoqëri që rri gjithnjë e më gjatë në kulte fetare, sepse i mungon kulmi i përbashkët i jetës së përbashkët. I mungon shija për të jetuar dhe estetika.

Behgjet Pacolli e solli Vlorën si reflektim. Jo për ta përplasur në fytyrë, por për të treguar se ku mund të shkohej po të mos ndaloheshe në emër të inatit politik.

Bashkë me të, janë edhe shumë të tjerë: Afrim Pacolli, menaxher i jashtëzakonshëm dhe projektues i heshtur në kryeqytete të largëta; Ekrem Lluka, Shkëlqim Devolli, Valon Ademi, Blerim Devolli, Fatmir Zymberi, Bujar Musa, Bledian Ramadani(Gitor), janë të gjithë pjesë e një gjenerate që po investon në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme. Sepse Kosova nuk pati shijen t’i ftojë, as dinjitetin t’i mbajë.

Në këtë panoramë, Shqipëria ka ditur të bëjë diçka të rëndësishme: të mos e paragjykojë suksesin. Të mos e kthejë suksesin në faj.

Edi Rama është një nga të paktët liderë që e ka kuptuar se pa shije nuk ka zhvillim. Sepse shemtia prodhon nervozë. Nervozia sjell banalitete politike. Nga banaliteti lind nacionalizmi që nuk ka as mbulesë, as arsyetim. Dhe kur ikën shija e jetës, atëherë njerëzit ikin te ritet, te radikalizmi, ose në ikje pa kthim.

Vlora po bëhet stacion kthimi. Behgjet Pacolli e ka sjellë Kosovën aty, pa ceremoni, por me pistë. Me vizion, por pa pluhur propagandistik. Me të vetmen dëshirë, që shqiptarët të jetojnë më bukur. Ai nuk ka folur kurrë shumë, por ka ndërtuar shumë.

Edi Rama dhe Behgjet Pacolli treguan sot se shëmtia nuk lind vetëm ndërtesa të këqija. Ajo lind mosbesim, mbyllje dhe mërzitje kolektive. Sepse aty ku mungon shija, nuk ka zhvillim. Vetëm rrëmujë dhe ikje. Dhe një ditë, kur udhëtarët duhet të presin bë Vlorë, do të zbulojnë se pista më e gjatë e tyre është ajo që mosbesuesit e refuzuan.

Dhe kur të zbresësh në aeroportin e Vlorës, mos harroni se ai është bërë nga njeriu që Kosova e refuzoi. Dhe që përmes tij, sot, e çoi Kosovën në Vlorë.

Next Post
19-vjeçari shqiptar humbi jetën pas sfidës së TikTok në Itali, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

19-vjeçari shqiptar humbi jetën pas sfidës së TikTok në Itali, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

Comments 1

  1. PRoShi says:
    7 months ago

    Bukur Baton. Një reflektim që duhet të dalë në dritë. Pushteti është shije. Dhe shija ka një emër. E. Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In