• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu modern dhe manipulimi i padukshëm: Një analizë sociopsikologjike. Nga liria drejt konformizmit të rehatshëm

by Rudina Koromani
15/10/2025 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani* 

Mendon se je njeri i lirë? Mendon se bën zgjedhjet e tua? E ke menduar ndonjëherë, se megjithëse jeton në një vend të lirë, e ke një punë, shtëpi, bën pushime, konsumon ç’të do stomaku e argëtohesh ku dëshiron …e sërisht ndjehesh sikur nuk bën atë që ndjen sepse nuk ndjehesh i lumtur?

Ndjen se sukset materiale nuk ta japin atë lumturi që prisje, ndjen sikur je vend numëro teksa nuk sheh paqe e zhvillim të vetes,  ndjen se nuk po e përjeton plotësisht jetën teksa e gjen veten të lodhur/ezauruar brenda por me ”një imazh perfekt” 

Sa mund të jetë mjaftueshëm për ty që të ndihesh i lumtur në jetën që bën dhe ta ndalësh vrapin që po të merr frymën?   

Shihe veten tënde sot e krahasoje me veten që ëndërronte… ndjehesh i realizuar apo kjo botë të tjetërsoi? Kërkon kaq shumë të jesh dikushi ndërkohë që ke harruar veten e se çfarë e gëzonte e pas cilave ëndrra vraponte…..  

Erich Fromm, në veprën “Arratisje nga liria”, argumenton se njeriu modern nuk është më i shtypur nga jashtë, si në sistemet totalitare, por nga brenda ̶ nga dëshira për t’u përshtatur, për të qenë “si të tjerët”. “Njeriu beson se është i lirë, ndërkohë që imiton mendimet dhe ndjenjat që i serviren.” Sistemi ekonomik dhe kulturor e ka mësuar individin se liria është konsumi dhe vetëvlerësimi vjen nga suksesi material. Kështu lind konformizmi i butë: njeriu bindet pa ndjerë se është i komanduar.  

Manipulimi i paadukshëm i njeriut të sotëm modern ka ardhur dhe si pasojë e sistemeve të arsimit, të cilat duket se kanë shërbyer si fabrika socializimi. Sipas Herbert Marcuse (“Njeriu njëdimensional”), arsimi në shoqëritë teknologjike nuk synon më emancipimin, por prodhimin e njeriut funksional. Nxënësi mëson të përshtatet, jo të kuptojë. Sistemi arsimor i mëson njerëzit si të mendojnë brenda kornizës, duke i bërë të aftë të punojnë, por jo të dyshojnë. Kështu, lind “njeriu i edukuar për bindje”, jo për reflektim. Në këtë kuptim, shkolla është forma më e sofistikuar e socializimit të kontrolluar  duke e bërë manipulimin të duket si edukim. 

Nga ana tjetër, kemi dhe ndikimin e  epokës digjitale, e cila na ka shndërruar në  shoqëri të spektaklit e ku marketingu emocional ka marrë drejtimin e jetëve tona. Neil Postman në “Amusing Ourselves to Death” dhe Guy Debord në “Shoqëria e Spektaklit” tregojnë se realiteti është zëvendësuar nga imazhi.

Në epokën digjitale, njerëzit nuk jetojnë përvoja, por simulime të përvojave: ushqimet që duken bukur në foto, udhëtimet që bëhen për Instagram, dashuritë që matin vlerën me “likes”. Marketingu modern nuk shet produkte, por identitete. Ai të mëson se “vetja jote” është ajo që konsumon. Në thelb, njeriu nuk blihet më me forcë ̶ ai e shet vetveten vullnetarisht për t’u ndier i pranuar. 

Sot, megjithëse jetojmë në demokraci , jo më të pushtuar nga turqit apo nën regjim totalotar komunist, ndjehemi si të burgosur, të lodhur e kurrë të mjaftueshëm. Vrapojmë dukë bërë 2 -3 punë e duket se asnjëherë nuk janë mjaftueshëm.  Filozofi korean Byung-Chul Han e përshkruan njeriun e sotëm si “njeriun e lodhur” (The Burnout Society). Nuk kemi më shoqëri të shtypjes, por të  vetë-shfrytëzimit: “Njeriu i sotëm nuk ka një zot që ta detyrojë, ai vetë e detyron veten të jetë produktiv, i dukshëm, i suksesshëm.” Kjo është forma më moderne e manipulimit: sistemi nuk të ndalon, por të shtyn të digjesh nga brenda. Frika duket se nuk vjen më nga ndalimi, por nga mosmjaftueshmëria: nuk je mjaftueshëm i bukur, i pasur, i ndjekur, i suksesshëm.  

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto manipulime indirekte, kemi dhe manipulimin informativ që po na ngatërron dhe ato pak mendime individuale që na kanë mbetur. Në epokën e rrjeteve sociale, informacioni është bërë mjet pushteti. Nuk ka më mungesë informacioni, por kaos informacioni. Në këtë zhurmë, e vërteta relativizohet dhe njeriu humbet busullën e arsyes. Ky është “manipulimi i tejngopjes”: në vend që të ndalohet fjala, ajo mbulohet nga miliona fjalë të tjera. Frika, ankthi dhe pasiguria ushqehen çdo ditë nga mediat që luftojnë për vëmendje, jo për të vërtetë.  

Cilat janë pasojat psikologjike mbi individin e sotëm nga këto  manipulimeve që pak kush i kupton?  

Tjetërsim i brendshëm, ku individi nuk e di më kush është; 

 Individ me Vetëvlerësim të varur nga jashtë; 

Ankth ekzistencial, me ndjenja se “duhet të jesh dikush” vazhdimisht;  

Lodhje shpirtërore e cila shihet rëndom tek njeriu i rraskapitur që buzëqesh në Instagram, por që kontastohet “bosh brenda” kur e takon live 

 Çfarë duhet të bëjmë? 

Nevoitet rikthim te vetëdijësimi. 

Liria e vërtetë, sipas autorëve të sipërcituar, fillon kur individi bëhet i vetëdijshëm për strukturat që e kushtëzojnë, vetdijësim i cili arrihet përmes: leximit kritik dhe filozofisë, reflektimit të brendshëm, rikthimit tek marrëdhëniet reale, jo virtuale.  

Vetëdija është akti më i fuqishëm politik dhe shpirtëror që mund të bëjë njeriu modern.  

 Njeriu modern është më i lirë se kurrë në sipërfaqe, por më i kushtëzuar se kurrë në thellësi. Liria nuk është mungesë zinxhirësh të jashtëm, por njohje e atyre të brendshëm që i kemi pranuar si normalë. 

 *Psikologe Klinike 

Next Post
Me kë po tallet Kryeministri?

Ndjeshmëria që zgjon vetëm kur ka vota: Kanceri i gjirit-një shfaqje elektorale me kosto njerëzore 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In