• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu me maskë i këtyre protestave

by Mero Baze
10/12/2020 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk e kam fjalën për këta djemtë e rinj që protestojnë rrugëve të Tiranës. As për ata që thyejnë xhamat e Muzeut, Bashkinë e Korçës, Komisariatin e Lezhës apo të tjerët që mblidhen në çdo seli të PD nëpër rrethe. Pas asaj që ndodhi me vrasjen tragjike të një 25-vjeçari, protestat janë legjitime dhe i bëjnë mirë shoqërisë.

Mund të zemërohemi me ekstremizmin e tyre, por jo me zemërimin e tyre.

I vetmi njeri që ka vënë maskën sot dhe nuk del të protestojë dot hapur, është Lulzim Basha.

Është ai që ka nxjerrë degët e PD në gjithë Shqipërinë të bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

Është ai që po udhëzon degët se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25- vjeçarit për të një karshillëk të ri dhune.

Është ai që tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar dyqane, muze, bashki apo objekte të tjera që nuk kanë asnjë simbolikë me atë që ka ndodhur…

Dhe të gjithë këtë operacion të dhunshëm që çdo lider opozite do t’i dilte në krye, ai po e bën me maskë. Ka vendosur maskat njësoj si ata që grabisin dyqane apo thyejnë vitrina, dhe mendon se po bën revolucion.

Nuk jam dakord me ata që thonë se Lulzim Basha nuk duhet ta përdorë politikisht këtë ngjarje. Nuk ka opozitë që nuk do ta përdorte.

Por ai ka një problem më të madh se çdo opozitë e mundshme e këtij vendi. Ai nuk i del dot në krye, pasi qeveria e sotme e ka turpëruar atë dyfish, duke u përballur me vrasjen tragjike, duke marrë përgjegjësi për të, duke i shkuar familjes në shtëpi dhe dhënë dorëheqje ministri i Brendshëm.

Ky njeri që vrau katër protestues politik më 21 janar, nuk u shkoi dot në shtëpi të vrarëve. U dërgoi shoferin e Liri Berishës me 40 milionë lekë me vete t’i falnin gjakun dhe të pranonin të vinte për kafe.

Ky njeri nuk dha dot dorëheqje kur vrau politikisht katër qytetarë. Sorollatej sa nga zyra e Bamir Topit, tek zyra e Sokol Olldashit, dhe u ankohej se nuk kishte çfarë t’i bënte Berishës, se ai nuk kishte faj.

Ky njeri nuk kishte fuqi as të mendonte pse u vranë katër protestuesit. I vetmi hall i tij ishte se si Berisha të mos nxehej me atë, kur e urdhëronte të mos dorëzonte gardistët që vranë, në Prokurori.

Lulzim Basha është shembulli më tragjik, dhe më i urryeri i sjelljes së një ministri para një krimi. Është një ish- ministër që nuk e shqetëson krimi politik, nuk e shqetëson vrasja apo përgjegjësia për vrasjen, por vetëm humori i urdhëruesit të vrasjes.

Është kjo arsyeja që sot ai nuk i del dot zot as protestës spontane, as protestës së dirigjuar nëpër rrethe.

Këshilltarët e tij i kanë rekomandar që turmat të djegin dyqane dhe vitrina, të thyejnë muze e godina bashkish, me qëllim që të demoralizohet policia, pas asaj që ka ndodhur. Kjo sipas tyre është e vetmja mënyrë që këtë radhë dhuna të fitojë, duke u udhëhequr ngë një lider me maskë.

Kjo e bën atë njeriun më të dështuar në histori. Ai sot nuk ka me vete as historinë e tij të shëmtuar, as historinë dinjitoze të ministrit aktual, as viktimat e tij më 21 janar, as familjen e viktmës së dy ditëve më parë. Dhe ka një arsye të thjeshtë përse nuk ka askënd dhe asgjë me vete.

Se askush nuk shkon pas një njeriu me maskë, një njeriu që herë e vë maskën të mos njihet që është në krye, herë vë për maskë, fytyrën e Sali Berishës, që të thotë është faji i tij.

Next Post
Vrasja e Klodian Rashës, sulmohet komisariati i Lezhës, pre e dhunës edhe Prokuroria e Bashkia

Vrasja e Klodian Rashës, sulmohet komisariati i Lezhës, pre e dhunës edhe Prokuroria e Bashkia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In