• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu më i moshuar në botë i ka mbijetuar gjithashtu edhe Aushvicit

by Java News
11/03/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i mbijetuar i kampit të përqendrimit të Aushvicit është aktualisht njeriu më i moshuar në botë, ka deklaruar organizata e Rekordeve Botërore Guinness.
Yisrael Kristal ka lindur në afërsi të Zarnovës, në Poloni, në vitin 1903 dhe ka përjetuar dy luftëra botërore, përpara se të transferohej në qytetin Haifa, në Izrael.

Ai mbushi 112 vjec dhe 178 ditë më 11 mars, thotë RBG. Rekordi i mëparshëm mbahej nga japonezi Yasutaro Koide, i cili vdiq në janar, kur kishte arritur 112 vjeç dhe 312 ditë.  Në momentin e dorëzimit të çertifikatës së rekordit, zoti Kristal tha se nuk e dinte sekretin e jetëgjatësisë dhe se besonte se “gjithçka vendoset nga lartë”.

“Ka pasur njerëz më të zgjuar, më të fuqishëm dhe më të pashëm se unë që nuk janë më gjallë. Ajo që na mbetet të bëjmë është të vazhdojmë punën dhe të rindërtojmë çfarë është humbur”, tha ai.

Djali i një mësuesi fetar, zoti Kristal u nda nga prindërit e tij gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas lëvizi në Lodz, për të punuar në biznesin familjar të veshmbathjeve.
Pas pushtimit të Polonisë nga nazistët gjermanë në vitin 1939, ai dhe familja e tij u transferuan në geton e Lodzit. Dy fëmijët e tij të parë vdiqën atje dhe Kristal me bashkëshorten Chaja Feige Furcht u dërguan në Aushvic më 1944, pasi getojë u likuidua.

Bashkëshortja u vra më pas në kampin famëkeq, por ai mbijetoi dhe punoi si skllav në punë të detyruara. Kur u gjet nga aleatët në maj të vitit 1945, ai peshonte vetëm 37 kilogramë.  I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, ai emigroi në Izrael në 1950 me gruan e dytë dhe djalin e tyre, ku vazhdoi biznesin e familjes derisa u tërhoq. TCh

Next Post

Koalicioni i PS me LSI, një tradhëti e 21 janarit?... Ja si përgjigjet Blushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In