• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Njeriu kyç, Visi i Pojës, iu gjetën 3 mln euro të groposura!”/ Gazetarja flet për goditjen e grupit në Durrës

by A R
22/05/2025 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ka folur për operacionin e përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Durrës.

Lala tha se personazhi kyç në trafikun e lëndëve narkotike është Elvis Doçi, i cili nuk është arrestuar nga autoritetet dhe vijon të jetë në kërkim.

Lala tha se italianët konsiderojnë si kokën e grupit, Xhevdet Troplinin, por Lala tha se ndaj tij nuk ka masë sigurie dhe ndonjë akuzë, ndaj është i lirë. Ai njihet si biznesmen.

“Grupi kryesor kishte aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë, shtrihej edhe në pastrimin e parave, korrupsioni, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm.

Baza kryesore ishte në Durrës. Njeriu kyç njihet si Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Triplinit, një ish i dënuar, konsiderohet nga italianët si drejtues i grupit, por ndaj tij nuk ka urdhër arrest.

Troplini u arrestua në 2005 për dyshimet e trafikut të heroinës. Në atë kohë u sekuestruan një milionë euro. Këto kanë qenë fillesat e Troplinit në narko-trafik. Më pas i hyri biznesit, ka shtrirë binzesit në pulari, kafe, ndërtim e me rradhë. U ekspozua për shkak të një fotoje me zyrtarë të lartë, përfshirë Ilir Metën, në një aktivitet. Aktualisht mbështet mazhorancën dhe Partinë Socialiste.

Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.

Nisur nga SKY ECC, nga zbulimi i tre dëshmitarëve, përfshirë Nuredin Dumanin, u dokumentua që ky grup kishte sjellë tonelata kokainë dhe kjo drogë u ishte shpërndarë grupeve të tjera.

Adi Çoba, që rezulton administrator i Felix Vinum, grosist kryesor, bashkë me persona të tjerë, arrinte të shpërndante… Paratë nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri.

SPAK foli për 40 episode trafiku dhe për 30 transferata parash të identifikuara. Historia e pastrimit të parave është interesante.

A kishte dekonspirim?  E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit. Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e KM, nuk është arrestuar nga policia. Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës. Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë.

Ata që janë pëshqit e vegjël janë arrestuar. Edhe italianët i kanë aresrtuar”, tha Lala.

Next Post
VIDEO / “Nesër kam ditëlindjen dhe përvjetorin e…”, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u largua nga Kadastra?

Artan Lame është ende në jetë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In