• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Njeriu i inatosur me popullin e vet

by Mero Baze
22/01/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shumëkujt i kujtohet fjalimi i humbjes i Sali Berishës në verën e vitit 2013 dhe të qarat e militantëve para selisë së PD, ndërsa dëgjonin mallkimet e tij mbi popullin shqiptar, që nuk e votoi.

Nga fillimi në fund, njeriu që gati po plaste nga marazi i ndëshkimit me 1 milionë vota kundër, kishte një fjali plot urrejtje dhe përbuzje, dhe atë e kishte për shqiptarët që e refuzuan. Numëronte “heroizmat”e veta,  numëronte rrugë imagjinare, reforma, arritje kombëtare e ndërkombëtare, për t’u thënë të gjithëve se ky popull është fajtor që nuk e votoi.

E pat bërë këtë dhe më 1997, kur njerëzit dolën në rrugë kundër tij. E bënte rregullisht dhe pas vitit 1997, sa herë që humbiste. Dhe vazhdon ta bëjë 6 vite pas ndëshkimit të madh të 2013.

Sot u shfaq sërish në një sale, në një qendër biznesi në Tiranë, duke shprehur çudinë se si populli shqiptar duron Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Si shkak për këtë shërbeu promovimi i një libri patriotiko-folklorik rreth rreziqeve imagjinare të Kosovës, që ai nuk ja dinte titullin, dhe i vuri disa tituj vetë gjatë fjalimit.

Por arsyeja e vërtetë e tërbimit është makthi i tij, se SHBA dhe BE po avancojnë në bisedimet Kosovë- Serbi , duke injoruar stërkëmbshat shqiptare. Rasti i fundit i linjës ajrore Kosovë- Serbi, ishte më i freskëti.

Si një politikan frikacak dhe i shënjestruar si i padëshiruar nga Perëndimi, ai përpiqet ta injorojë axhendën perëndimore, kryesisht amerikane, për Kosovën, dhe ta paraqesë atë si një si një angazhim personal të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, kundër Kosovës.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi demonizimi është dhe e vetmja shkollë politike e tij ndaj kundërshtarëve. Por ajo që e bën atë të dëshpëruarin e madh të shqiptarëve, është se në fund e tha përsëri atë fjalinë që e mundon si makth, qyshkurse ka hyrë në politikë: “Mirë Hashim Thaçi dhe Edi Rama që janë tradhtarë, po shqiptarët si i durojnë këta …”

Dhe këtu në fakt nuk e ka aq shumë me popullin, se sa me frikën e mbështetjes së SHBA dhe Perëndimit për partnerët politikë shqiptarë në këtë histori. Është frika që ka, se populli do të zgjedhë ata që janë me Perëndimin.

Ky në fakt është problemi që ka Sali Berisha. Ai ka tre dekada në politikën postkomuniste, që nuk ka vendosur dot paqe me popullin e vet.

Ka tre dekada që e mallkon se nuk i është mirënjohës, se nuk i kupton të mirat e tij, se po ky popull sillet me mirë me kundërshtarët e tij, kurse ndaj tij është mosmirënjohës.

Çdo dështim të jetës së tij politike, ai e shpjegon vetëm me padijen e popllit shqiptar për ta vlerësuar atë ashtu siç është…

Në fakt, populli ynë ka shumë mangësi si pjesë e një shoqërie jo aq të zhvilluar dhe me plot probleme nga historia, por ka një meritë, që nuk e qortojmë dot. Ai nuk gabon kurrë, kur zgjedh. Dhe nëse ka një kryemeritë që duhet t’ia njohim, është se ai nuk gënjehet kurrë nga Sali Berisha, pasi është djegur prej tij.

Ky është makthi i vërtetë i Sali Berishës. Tërbimi i tij se si ky popull “nuk zgjohet nga gjumi” të përmbysë armiqtë e vet dhe të risjellë atë në skenë, është ndëshkimi që shqiptarët i kanë dhënë deri në fund të jetës së tij.

Derisa të mbyllë sytë ai do të ketë fatin e keq, të shikojë se si populli nuk do ta zgjedhë kurrë atë, as si person, as si alternative, dhe aq më pak si patriot.

Në fund atij do t’i mbahet mend vetëm që ka vrarë për të qëndruar në pushtetin që e vidhte familja e tij. Kjo do rrojë më gjatë se ai. Kaq nder mund t’i bëjë ky popull, që ai e mallkon vazhdimisht, se nuk e do.

Next Post
“Aplikoni nga shtëpia”, Denaj: Reduktohen me 50% dokumentat për punësimin e qytetarëve

"Aplikoni nga shtëpia", Denaj: Reduktohen me 50% dokumentat për punësimin e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In