• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Njeriu i akullt”, Budanov mund të jetë Presidenti i ardhshëm i Ukrainës

by A R
01/12/2025 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kyrylo Budanov, “burri i akullt” që drejton shërbimin ushtarak të inteligjencës së Ukrainës, është emri kryesor për të marrë në dorë zyrën presidenciale të Ukrainës. Një bashkëpunëtor i lartë qeveritar e përshkruan atë si negociatorin numër një me amerikanët: argumente të forta, fakte, jo emocione!

Teksa zyrtarë të tjerë ukrainas iknin për në SHBA, Budanov u ul me Zelensky-n: i paraqiti situatën politike dhe të sigurisë dhe bashkë identifikuan disa pika kryesore për procesin e bisedimeve. Askush nuk e di ende nëse ai do ta pranojë propozimin e Zelensky-t. Në vitin 2023, kur u propozua për ministër i Mbrojtjes pas dorëheqjes së Oleksii Reznikov, ai refuzoi pa dhënë asnjë koment.

Jeta e tij është si ato në romane…

Budanov u ka mbijetuar më shumë se 10 tentativave atentati. Në 2019‑ën, dikush vendosi një bombë në makinën e ti, shpërthimi ndodhi para kohe dhe ai shpëtoi. Gruaja e tij është sulmuar gjithashtu, në fund të vitit 2023, ajo u helmua bashkë me disa zyrtarë të tjerë, sipas shërbimeve të inteligjencës për një veprim të qëllimshëm.

Budanov është nderuar nga Zelensky me titullin “Hero i Ukrainës” për “trimëri dhe heroizëm” në shërbim të vendit. Megjithatë, raportet mes tyre janë të ndërlikuara, ai shihet si rival i mundshëm, veçanërisht tani që raportohet se mund të marrë një detyrë kyçe pranë presidencës.

Ai është një oficer që nga viti 2007 dhe ka shërbyer në shërbimet e inteligjencës ushtarake, ka marrë pjesë në luftime që nga 2014‑a, ka kryer operacione të fshehta në zona të pushtuara dhe është plagosur disa herë.

Sipas burimeve, edhe sot Budanov nuk është një zyrtar që qëndron gjithmonë në zyrë, ai shkon shpesh me trupat ushtarake në terren, për të mos humbur kontaktin me realitetin e luftës.

Mes intrigave të brendshme, tentativave të shumta për eliminim, heroizmit ushtarak dhe konflikteve politike, Budanov është figura që shumë në Kiev (dhe jo vetëm) e shohin si njeriun vendimtar.

Edhe vetë ai, për më shumë se një dekadë, i ka mbijetuar përpjekjeve për ta zhdukur.

Next Post
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, rritje me 35% për një muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In