• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu ekran

by Frrok Çupi
14/10/2020 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Nuk di si ka zbritur nga zonat katolike të Veriut, por tani jeton në një shtëpi të mirë në rrethinat e Vorës. Është një mik i këndshëm; flet e flet dhe bën ‘gropa’ në bisedë: ‘A fola shumë?! A të mërzita?’, pyet pa pushim.

-Jo, Ndue, nuk më mërzite; ti fol, se më mirë është për ty e për mua.

-Epo mirë… Ja kështu,  njerëzit shpëtuan por gjithë çatia e shtëpisë mu ba copë kur shpërtheu Gërdeci, e këta komunista nuk po më japin lekët…

-Komunistat?!

-Po, po, komunista. Prandaj nuk m’i japin lekët e Gërdecit, sepse jam i djathtë…

‘Gërdeci’- sipas Ndojt, quhet ajo katastrofa gjigande, shpërthimi më i madh në shekuj që ka ndodhur në Shqipëri. Një punishte e demontimit të armëve të të gjitha llojeve shpërtheu në 15 mars 2008, ora 12.05. Biznesi i armëve përfshihej ndër prioritetet e qeverisë së vendit që kryesohej nga Partia Demokratike. Nga shpërthimi u vranë 26 vetë, disa vdiqën në vend, ndërsa të tjerë në spitale. U plagosën dhjetëra të tjerë që mbushën spitalet si në kasaphanë, shumica të gjakosur e të gjymtuar, pa duar e pa këmbë. U shembën e u dogjën qindra shtëpi. Lajmi shkundi botën; gazeta amerikane ‘The New York Times’ shkroi për afera korruptive që shkonin shumë lart në piramidën qeveritare shqiptare…

Ndoj, banor i zonës, e ka harruar shpërthimin e tmerrshëm dhe kujton vetëm faktin se qeveria që erdhi në fuqi pesë vjet pas shpërthimit, nuk po i jep lekët e dëmit… Unë e kam mik këtë njeri interesant, por a nuk do të ishte edhe një ‘njeri eksperiment’ për Zigmund Frojdin?! Për këtë lloj njeriu, studiuesi i madh i mendjeve njerëzore, ka ardhur në përfundimin se ‘mund t’i emërtoj si njerëz me kujtime- ekran’.

Guxova ta ndërpres bisedën e nxituar të njeriut përballë, i bëra një pyetje:

‘Po mirë, o Ndue, cili të ka më shumë borxhe, ai që shkatërroi shtëpinë tënde dhe njëmijë të tjera, apo ky që nuk po të shlyen lekët e dëmit?’.

-Këta!- tha tjetri vetëtimthi.- Këta, se po të më japin lekë këta, mua më bëhet mirë.

Sa njerëz vuajnë nga amnezia infantile, mes turmave që na rrethojnë? Me siguri askush nuk i ka numëruar; këta më shumë rreshtojnë vetveten se sa i numëron ndonjë institucion. Vetveten e shënjojnë duke u shfaqur në mediat sociale ose edhe në ekrane; përveçse të tmerrojnë po të kapën në rrugë dhe në dasma…Por nuk janë vetëm ‘infantilë’, që do të thotë mungesë e kujtimeve të fëmijërisë. Jo, ka të tjerë që kujtojnë ngjarjen e thellë dhe harrojnë këtë që ndodh sot.   Disa kujtojnë se komunizmi ishte një ‘mrekulli’ për qetësinë e për ‘nderin’; ndërsa të tjerë e quajnë diktaturë ‘maskën anti Covid’, që ndodh sot.

A janë këta aq të rrezikshëm sa ç’janë, për shembull, skizofrenët agresivë ose të marrët e bezdisshëm? Dëmi do të ishte kolosal sikur të ndodhte që këta, në një moment të caktuar, të përbënin atë grupimin, i cili në gjuhën angleze, quhet ‘king- maker’. Grupimi me këtë nofkë, zakonisht, edhe pse  në pakicë, gjen rast të bashkohet me një shumicë dhe të bëjë qeverinë. Kemi pasur rastin e partisë LSI si ‘king- maker’, parti që nuk ka lidhje me amnezinë, por që ka shfrytëzuar amnezinë popullore dhe ka futur duart në financa e në thesar, ku ka bërë namin.

Grupimi i njerëzve me ‘kujtime- ekran’, edhe pse në minorancë, mund t’i bëjë namin gjithë kombit duke i vënë vulën e zezë të ‘kombit pa kujtesë’. Bie fjala, sikur miku im i Vorës të flasë prapë tani për gazetën amerikane dhe t’i thotë se ‘fajin nuk e kanë ata që shpërthyen Gërdecin, por këta që nuk më japin lekët’, atëherë gazetari do të tmerrohej dhe media e botës do të shkruante se çfarë specie ka zbuluar te shqiptarët.

Edhe disa pak herë të tjera e kemi dëshmuar ‘amnezinë infantile’, por akoma nuk quhemi të tillë si komb. Në vitin 2005 erdhi në fuqi e njëjta qeveri që kishte shkaktuar dhe udhëhequr luftën e tmerrshme të vitit 1997; ishin vrarë rreth 3000; ishin plagosur mijëra;  ishte shkatërruar shteti; veriun e ngritën kundër jugut; arka e shtetit u boshatis; fuqitë e huaja dërguan 6000 ushtarë roje për shqiptarin kundër shqiptarit… Por autorët u votuan pa u kujtuar për atë që sapo kishte kaluar.

Ishte krijuar edhe një psikozë e tillë në vitin 1991, mars; kur populli i vuajtur nga diktatura komuniste votoi në shumicë për komunistët. Si në vitin 2005. Se ‘kujtimet- ekran’ nuk kanë vetëm një kahje, si me thënë që të fshihen kujtimet e para dhe të mbetën kujtimet e fundit. Jo. Ekrani lëviz sa prapa në kujtesë, sa përpara në sekondën e fundit. Më të shumtë janë ata që në fakt nuk janë të sëmurë me amnezi, por stimulojnë veten me vdekjen e kujtesës…

Po sikur prapë të ketë njerëz që të votojnë pro qeverisë që vuri zjarrin në Gërdec dhe vrau e shkatërroi mijëra? Njerëz që nuk i bëjnë pyetje vetes, edhe mund të bien në amnezi. Për shembull, miku im nga Vora, edhe pse nuk është i sëmurë, e ka gati përgjigjen: ‘Ata që bënë tërmetin e Gërdecit janë më të mirë…’.

Next Post
Liroi nga burgu ‘Gjeneralin’/ Kreu i ILD: Gjyqtari Kuqo të shkarkohet, çdo veprim e ka bërë me dashje

Liroi nga burgu 'Gjeneralin'/ Kreu i ILD: Gjyqtari Kuqo të shkarkohet, çdo veprim e ka bërë me dashje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In