• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu dhe Antinjeriu i Vitit? Donald Lu dhe Flamur Noka

by Bedri Islami
04/01/2018 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Është e vështirë të përmbledhësh në një emër të vetëm njeriun që gjatë një viti ka lënë, më shumë se të tjerët, emërin e tij. Ashtu si mund të duket po aq e vështirë të gjesh antipodin e tij, pra të kesh mendimi tënd për atë që mund të quhet antivlerë e një viti, ose , më saktë, antinjeriu i vitit.

Edhe nëse nuk e bëjnë mediat, njerëzit e bëjnë këtë bilanc fundviti, e bëjnë me mendjen e tyre, dhe, si ndodh zakonisht në këtë vend , ai që për njërin mund të jetë vlerë e vitit që porsa iku, për dikë tjetër, ndoshta fqinj i vjetër me të, mund të jetë antipodi i së mirës dhe i përcaktuesit të një viti. Ndoshta, ku ta dish, edhe kjo është e bukur.

NJERIU I VITIT

Për shmë nga miqtë e mi,  Edi Rama është njeriu i vitit në Shqipëri. Ai përmbylli katër vitet e para të qeverisjes pa tronditje të mëdha, u miratua Reforma në Drejtësi, shtroi një vizion ndryshe dhe filloi të përcaktojë strukturat e shtetit. Për më tepër, megjithëse nuk ndodhi asgjë spektakolare, ia arriti të fitojë zgjedhjet marramendshëm pabesueshëm dhe mund të qeverisë i vetëm.

Edhe unë do të doja të ishte kështu, për të vetmin shkak: ai është shefi i qeverisë së këtij vendi dhe, nëse shefi i qeverisë është edhe njeriu i vitit, kjo do të thotë se punët kanë shkuar mirë.

Do të ndodhte kështu, nëse ky vit i qeverisjes Rama nuk do të kishte pasur një ndër përshfaqjet rënduese të tij: kanabisin. Dhe kjo e përjashtoi nga mendimi im Edi Ramën, duke i lënë të tjerët të kenë mendimin e tyre.

Për mua njeriu i vitit nuk është një shtetas shqiptar. Ai vërtet e flet gjuhën shqipe, jo rrjedhshëm, por mjaftueshëm të kuptueshme për mesazhet që ka dhënë. Edhe ajo që nuk është fort e qartë në gramatikën e tij, është më se e qartë në atë që ka shtruar: krejt haptas, nganjëherë shumë fort, e pakthyeshme, herë – herë e ashpër, pastaj disi ledhatuese, por gjithësesi brenda asaj që politika jonë kupton më mirë se gjithçka tjetër.

Nëse   Reforma në Drejtësi do të ketë në të ardhmen një emër, do të jetë patjetër emëri i tij. Askush tjetër nuk i dha asaj më shumë jetë, nuk u përplas më tepër se sa ai me miratimet, kundërshtimet, fjalën e dhënë, hum bjen e fjalës, akullnajat që prodhon ajo, aisbergët që rrinë poshtë saj, hilet dhe trembjen që , po ashtu, ishin të pazakonshme.

Njeriu i vitit , duke përmendur “ peshqit e mëdhenj” me siguri ka menduar për “ ujqërit e mëdhenj” të një klase politike të degraduar, për oligarkë financiarë, deputetë pjesë e krimit, dhe, si nuk ndodh kur flasin të tjerët, fjala e tij, me atë shqipe të kuptueshme, i trembi më shumë se sa dhjetra deklarata shtatori të ish kryeprokurorit të përgjithshëm.

Ai është Donald Lu.

Njeriu që më shumë se të gjithë paraardhësit e tij do e meritonte dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Fundja, kur ia dhamë edhe Janullatosit…

ANTINJERIU I VITIT

Në të vërtetë kurrë nuk kam menduar se mund të jetë diçka më fyese dhe përjashtuese për një vend se sa në Kuvendin e tij përfaqësues të ulen edhe figura të tilla, të cilat, edhe edhe përpiqen të shfaqen njerëzore, lëkura i bie shumë shpejt dhe e gjithë përmasa e tyre e harbutërisë, injorancës politike, mllefit dhe një bote të egër, si e zbritur nga disa shekuj para, shfaqet e gjitha në formën e saj më të vërtetë.

Në parlamentin shqiptar ka pasur gjithëfarë lloj njerëzish që e kanë përfaqësuar, por ka edhe njerëz të veçantë në të që kanë përfaqësuar një rrymë të çuditshme, të egër, zezonë e gjithçkaje dhe pa asnjë mendim, të cilët të duket e çudtishme se si janë aty.

Aq më tepër se si ia kanë arritur të jenë edhe ministra, për më tepër ministër i brendshëm, kur dihet se ky përfaqësim është njëra nga dy fytyrat e shtetit.

Ai është ende aty, në rradhët e para, i gatshëm të përplaset me gjithçka dhe kudo; pa asnjë lloj integriteti si njeri i politikës dhe ps asnjë ide, lere të ketë ndonjë vizion; kurdoherë të mendojë përmes dhunës se sa përmes mendjes; agresiv deri në përleshje; e të vetmen meritë, nëse mund të quhet meritë: besnik deri në marrëzi i së keqes.

Kur mendon se të gjitha gjërat e tij të forcës, përplasjes, trazimit, kërcnimit, shtyerjeve, bllokimit, çjerrjes, janë mbaruar, ai, atëherë, pasi ka bërë thirrje për të pushtuar parlamentin e për t’i vënë flakën vendit, ndalet në një qoshe, bri shkurreve, përballë njerëzve dhe i bën shu..rrën edhe vetë parlamentit, edhe njerëzve q i ka thirrur, edhe liderëve të tij, të cilët, kur e ndërsejnë, buzëqeshin, pasi u duhet edhe një kohë.

Flamur Noka, e turpshme është të jetë në parlament, e turpshme edhe sikur të ishte në një shoqëri normale; fytyrë e asaj që e ka dërguar aty, por që edhe mes të majtëve mund t’i gjenden shokët… por asnjëherë në përmasat e tij.

Dy mendime vetjake për një vit. Është shumë pak. Në këtë vit që erdhi do të shohim përsëri një Donald Lu, qoftë edhe me emër tjetër, do të shohim rishtasedhe një shumësi Nokësh, me gjithëfarë emrash e gjinie.

Next Post
Festa me orgji, alkool dhe drogë, ‘Brotopia’ zbardh skandalet në Silicon Valley

Festa me orgji, alkool dhe drogë, 'Brotopia' zbardh skandalet në Silicon Valley

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In