Në ceremoninë e organizuar për sheshin “Skënderbej” pas marrjes së çmimit në Barcelonë, kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e parkut të lodrave te Kodrat e Liqenit
Ndonëse nuk përmendi emri, Rama foli për dikë që sipas tij e kundërshtoi ndërtimin e parkut dhe tani çon aty nipin.
“Nuk ka rëndësi emri, por është njëri nga ata që nuk e deshëm parkun te Kodrat e Liqenit. Më tha dikush që tani vjen me nipin. Vjen tha me djalin, por vjen i mbuluar, vë syze, kapuç, kapele mos e shohin se e i vjen zor të shikojë. Parku i lodrave nuk u bë për të, por për djalin. Sheshi u bë për të gjithë. Fëmijët e tyre meritojnë diçka krejt tjetër dhe ne jemi këtu edhe për fëmijët e tyre”, tha Rama ndër të tjera.
a.ç