• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njëri nga të dy duhet të shporret

by Astrit Patozi
09/10/2018 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Sot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin. Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales është, ose prodhim i SHQUP-it, ose i Vilës së Surrelit. Të vetmet konostudio të afta për realizime të tilla dhe që mund të përfitonin nga efektet e saj. Madje, po ta kisha në dorë, do të propozoja amnisti për të gjithë aktorët që shfaqen aty, edhe pse Kodi Penal mund të parashikojë dënime të rënda për ta. Sepse i konsideroj shumë më pak të fajshëm, se protagonistët e vërtetë të kësaj historie të pështirë.

Mirëpo, kjo nuk mund të jetë më një çështje që ta ndajnë sondazhet e rrjeteve sociale dhe as opinionet e analistëve, që Zoti na i faltë, i kemi me shumicë. Sepse nuk mund të ketë dy të vërteta për të njëjtin fakt. Në çdo vend tjetër, me gjithë skepticizmin apo paragjykimet politike, fjalën e fundit do ta thonte drejtësia dhe verdikti i saj do t’i jepte fund debatit. E di që kjo do të ishte e tepërt në Shqipëri, për shkak të një mosbesimi ekstrem ndaj saj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje.

Nuk ka rast më të mirë se ky për të thirrur ekspertizë ndërkombëtare, madje, po të jetë nevoja, edhe hetim e gjykim me të huaj, për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës për këtë neveri shqiptare. Sepse ky vend duhet të shpëtojë nga relativizimi i të vërtetës, nga ndarja e publikut në dy kampe tifozësh, që ulërasin për skuadrën e tyre, dhe askush nuk mban përgjegjësi për atë që bën e thotë.

Kjo nuk është një fushatë elektorale, ku secili mund të shprehë apo premtojë çfarë t’i teket dhe t’i lihet në dorë njerëzve të vendosin kë besojnë më shumë. Këtu ka ndodhur një krim dhe ai ka vetëm një autor. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë mendon Edi Rama, Lulzim Basha, unë apo Andi Bushati për këtë çështje.

E vetmja gjë që peshon këtu është e vërteta. Dhe ajo duhet të dalë në dritë, me çdo mënyrë dhe me çdo kosto, përfshirë këtu edhe një hetim të plotë ndërkombëtar.
Por pas kësaj, ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria. Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë.

a.ç

Next Post
“Ka një strategji të orkestruar kundër marrëdhënieve të mira me Greqinë”

Rezoluta e PE, reagon Bushati: Konfirmohet progresi i reformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In