• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njerëzit urrejnë politikën konfliktuale të tij”/ Avokati Beqiri: Dekriminalizimi s’e lejon Berishën të hyjë në parlament!

by
05/09/2021 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkelja e këmbës së Sali Berishës në parlamentin që pritet të konstituohet më 10 shtator, për avokatin Idajet Beqiri do të ishte mbyllja edhe më e turpshme e karrierës së tij, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se ligji i dekriminalizmit e ndalon Berishën të hyjë në parlament, por nëse ai shkon në Kuvend, atëherë thjeshtë do të shtojë zullumet e vetes. Duke e cilësuar si figurën më negative të politikës shqiptare në 30 vite, Beqiri tha se fatkeqësia me rastin e Berishës është se edhe pas ikje së tij fizikisht ai do të lërë pas për shumë kohë shembullin e keq përmes bashkëpunëtorëve të tij. Kjo shprehet Beqiri do të bëjë që ‘stilin Berisha ta kemi gjatë nëpër këmbë’.

“Problemi i politikës në 30 vite ka pasur një figurë tepër negative duke deformuar shtetin dhe institucionet e këtij vendi. Fakti që rrëzoi shtetin dhe e katandisi në 1997 ku kryetari i shtetit nuk kishte më asgjë në kontroll. Një person i tillë shumë negativë në drejtimin e vendit ka pasur edhe influencë dhe potencë dhe ka mësuar bashkëpunëtorët e tij dhe ata që i qëndronin pranë. Madje frika ime është se edhe pasi Berisha nuk do të jetë fare fizikisht, ‘litarin e ka lënë jashtë’ për këtë vend dhe ne do ta kemi nëpërkëmb Berishën për shumë kohë. Në aspketin politik në minimumin moral duhet të jeptë dorëheqjen, ndësa kështu po i shton edhe më shumë zullumet vetes. Nuk ka më lart se DASH që të ka goditur, përderisa je ‘non grata’ nuk mund të lulëzosh më. Duhet të dish të tërhiqesh me dinjitet dhe për atë forcë politike që thua se ke kontribuar që më së shumti ka qenë negativ duhet ta lësh të lirë të veprojë dhe të dëgjojë zërin e arsyes. Shqipëria nuk duhet të mbahet me peng, boll është mbajtur për 30 vite. Berisha këtë gjë mesa duket nuk po e bën dhe kjo është në dëmin e tij. Ligji për dekriminalizmin thotë se kur je i dëbuar nga një vend i BE ose SHBA, Kanada dhe Australia  qoftë për vepra penale apo për sigurinë kombëtar, atëherë ti nuk mund të jesh deputet në parlament.  Nëse je ‘non grata’ do të thotë je i dëbuar, nuk hyn dot më atje”, tha Beqiri.

Situatë politike avokati Beqiri e shikon pozitive në të ardhëm, larg konfliktit dhe egërsisë që e ka karakterizuar në këto 30 vite. Beqiri tha se njerëzit janë të lodhur nga politika konfliktuale e Berishës ku thotë “o budallenj jam Sali Berisha unë”. Për Beqirin, shqiptarët duan bashkëpunim dhe çlirim të mendjes intelektuale në Kuvend.

“Ky kuvend i Shqipërisë dhe vetë opozita më vonë do të veprojnë ndryshe nga sa kanë vepruar në këto 30 vite. Ka ardhur koha që shqiptarët nuk e durojnë dot më politikën e forcës dhe egërsisë apo atë politikën “o budallenj unë jam Sali Berisha”. Ata e urrejnë atë polikë dhe kërkojnë paqe dhe çlirim të mendjes intelektuale të këtij vendi për të çuar para punët e mëdha. Pres që politika shqiptare do të pësojë një transformim për mirë”, tha ai.

Sa i takon ndryshimeve të bërë në qeverinë “Rama 3”, avokati tha se ndryshimet e ministrave në konceptin intelektual dhe përgatitor nuk kanë ndryshim të madh mes tyre, por shtoi se ministrave të rinj do u duhet më shumë kohë për t’u mësuar me punën dhe stafin e ri, ndërkohë që ata të larguarit e kishin krijuar një farë eksperience. Sa për emrin e Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, emri të cilit ka dalë në përgjimet e dosjes 184 në Dibër për zgjedhjet e parakohshme lokale të 2016, për Beqirin për aq kohë sa nuk ka vendim gjykate nuk mund të aludohet, ndërsa shtoi se ‘politika shqiptare e ka traditë përbaltë sa të mundesh se diçka do mbesë”.

/b.h

Next Post
“Stinë e qetë”/ ISHP: Presim një verë pa shtim të numrit të rasteve me COVID

Shkaktohen 54 viktima nga Delta dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri, më e prekura grupmosha 30-39 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com