• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Njerëzit s’kanë votuar sepse janë të kënaqur me ne, por besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin”

by A R
28/05/2023 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është ndalur në Gjirokastër në kuadër të turit të falenderimeve për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë fjalës në takimin me qytetarët e Gjirokastrës, kryeministri i vendit, Edi Rama shprehet se fitorja e 14 Majit, është më kuptimplota qëkur ka qenë nën drejtimin e PS-së.

Megjithatë, Kryeministri Rama thotë se vota e 14 Majit nuk është votë kënaqësie teksa ka shtuar se njerëzit nuk kanë votuar se janë të kënaqur me PS.

Rama thotë se njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur, kanë pritshmëri akoma të lartë ndaj tyre dhe madje sipas kryeministrit, besojnë fort se vetëm ne mund t’i bëjnë gjërat që qytetarët presin.

Edi Rama: Shumë faleminderit për mënyrën si i dhatë jetë kësaj përpjekje dhe kësaj fitoreje. Fitorja më kuptimplotë e PS qëkur unë jam nën drejtimin e saj. Ndryshe nga të gjitha zgjedhjet vendore, e di shumë mirë që votat shkojnë për kandidatin dhe pastaj copëtohen për këshillat dhe në fund partitë e mëdha bien në rezultat, kësaj here nuk ka ndodhur. Kësaj here, kemi PS thuajse forcë të parë në të gjithë territoritn e vendit. Kemi një panoramë befasuese në të gjithë vendin. Për ata që humbin është shpjegimi që kemi dëgjuar që në humbjen e parë që votat ishin të tyret, por e vërteta është shumë ndryshe. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh qendrat shëndetësore, shkollat, për të kuptuar pse banorët e Kamzës votuan për kandidatin e PS. Votuan ata dhe shumica e shqiptarëve kudo, përfshirë dhe një pjesë e atyre që janë të djathtë, votuan për kandidatët tanë për një arsye të thjeshtë, për fëmijët e tyre që falë drejtimit tonë shkoi në kopshte e çerdhe ndërkohë që deri dje kishin shkollat më të këqija, të mbipopulluara, pa kushtet më minimale, nuk kishin kopshte dhe nuk kishin çerdhe.

Vota e 14 Majit nuk është një votë kënaqësie, njerëzit nuk kanë votuar kaq masivisht sepse janë të kënaqur me ne. Këtë duhet të kuptojmë që të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur me ne. Ka shumë gjëra për të mos jenë të kënaqur. Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur, kanë pritshmëri akoma të lartë ndaj nesh dhe madje besojnë fort se vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin. Kjo nuk është një arsye që ne të mbushemi me vetëkënaqësi. Ne nuk kemi lumturuar askënd. T’i bësh ata të jenë të kënaqur është tejet e vështirë. Ne duhet të ndihemi të sfiduar sepse na është hedhur një dorashkë. Shumica më e madhe që e ka votuar PS thotë se “nuk jeni më të mirë, por më të mirë se ju nuk ka sepse nuk kemi parë”. Ky besim, marrja e një kredie shumë të madhe që për ta larë duhet çdo investim nga ana jonë.

/a.r

Next Post
Sekuestrohen 3510 bimë kanabisi në Kurbin, arrestohet një nga pronarët e 31 serave

Sekuestrohen 3510 bimë kanabisi në Kurbin, arrestohet një nga pronarët e 31 serave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In