• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëzit që nuk plaken kurrë si rrezik për një shoqëri të keqe

by Lorenc Vangjeli
10/10/2020 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Jo shumë kohë më parë, shqetësimi thelbësor i antidrogës nuk ishte lulëzimi i industrisë së Cannabis-it, por pasoja direkte që vinte pas saj. Grupe kriminale që kishin mundësitë financiare për investimin fillestar, logjistikën e nevojshme, kontaktet e duhura kriminale dhe njohuri për tregje edhe për tonelata me bimën pesë fletëshe, e kishin shumë të lehtë ta bënin një gjë të tillë për kokainën për disa dhjetra kilogram.

Dhe kur hyn në lojë kokaina,  ndryshojnë shumë gjëra. Shqiptarët mundën të shënojnë emrin e tyre në trafikun e saj duke u bërë pjesmarrës në hallkat kryesore të trafikut, që nga blerja më shumicë direkt në vendet e origjinës, në transportin e tij në Evropën Perëndimore, në shpërndarjen me pakicë në treg dhe në pastrimin e produktit kriminal, brenda dhe jashtë vendit.
Sasia e jashtëzakonshme e parave të gjeneruara nga ky biznes në mënyrë të pashmangshme ju ka dhënë aktorëve të tij një rol thelbësor në botën e nëntokës në Tiranë duke nisur që nga themele pallatesh gjigantë e deri në katet e larta të politikës. Lufta për kontrollin e tregut të kokainës mund të shpjegojë qartë se çfarë ka ndodhur në këtë vend në të paktën pesëmbëdhjetë vitet e fundit duke nisur me njerëzit që nuk arrijnë kurrë të plaken dhe duke mos përfunduar tek ata që nuk vdesin kurrë në mënyrë natyrale.
Personazhe të politikës dhe biznesit, të medias apo industrisë së argëtimit, përfitues apo përdorues të saj janë parathënia e zymtë e asaj që mund të ndodhë edhe më keq nesër nëse që sot nuk ka një front unik kundër kokainës. Ndryshe, Shqipëria e çunave të Compania Bella, do të jetë një shoqëri e keqe për të gjithë. Përfshi edhe vetë ata që kanë zbuluar floririn tek pluhuri i bardhë.
Next Post
Nga sfilatat e modës, në ”shërbim” të natyrës/ Historia e modeles që u bë fermere

Nga sfilatat e modës, në ”shërbim” të natyrës/ Historia e modeles që u bë fermere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In