• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njerëzit po ndryshojnë, sistemi jo

by
06/06/2015 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrim Krasniqi/ Në ligjërimin politik 2013 kryetari i koalicionit të majtë pati premtuar ndryshimin e sistemit duke nënkuptuar ndryshimin e të bërit politikë, e të bërit zgjedhje, e vendimmarrjes dhe e administrimit të shtetit. ”Nuk mjafton të ndryshohen njerëzit që drejtojnë sistemin, por duhet ndryshuar vetë sistemi” – pati deklaruar vazhdimisht Rama. Dhe kishte të drejtë. Një sistem politik klientelist, abuzim, arrogant dhe vendimmarrje korruptive nuk mund të prodhonte në asnjë rrethanë mirëqeverisje, stabilitet dhe demokraci funksionale.

Pas dy vitesh kryeministri po drejton për herë të parë një proces zgjedhor. Ai ka folur shumë për zgjedhjet, shpesh ka qenë vetë viktimë e abuzimit në zgjedhje dhe tani është njeriu që ka në dorë cilësinë e zgjedhjeve. Është prova, sfida dhe basti i tij. Diçka që siç po rezulton, ai nuk e ndjen të tillë. Referuar traditës zgjedhore (zgjedhjet e para lokale pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare) është e pritshme dhe e natyrshme që qeveria të jetë më e votuar sesa opozita. Rotacionet e mëdha nuk ndodhin asnjëherë në dy vitet e para, ndaj nuk është rasti të ndodhë as me 21 qershor. Përballë kësaj të dhëne me rëndësi, dhe faktit se opozita është ende larg pritshmërive publike, mazhoranca ka rastin, luksin dhe shansin të bëjë zgjedhje cilësore, me standard të lartë dhe me besueshmëri publike. Diçka që fatkeqësisht, nuk ndodhi, nuk po ndodh dhe nuk pritet të ndodhë.

Le të shohim disa elementë të sistemit të kalbur politik e zgjedhur që vijojnë të ruhen, madje me fanatizëm, edhe pse ishte premtuar krejt e kundërta.

Së pari, liberalizimi i sistemit konkurrues. U përdor presioni politik për të eliminuar kandidatët rebelë (të pavarur) në disa bashki. Në demokraci funksionale nuk ndodh që të krijohen pengesa pa fund për të penguar kandidimin, por ndodh nxitja e kandidimit për të treguar se fitorja midis disa konkurruesve është më cilësore dhe e besueshme sesa fitorja e përcaktuar në tavolinë dhe pa konkurrim real.

Së dyti, administrata publike është në fushatë. Ishte premtuar e kundërta. Raporti i ODIHR/OSBE konfirmoi atë që të gjithë shohim dhe e dimë, – shteti është në fushatë dhe kjo është jo vetëm pa sens, shkelje ligji, zhvillim kritik por edhe lajmi më i keq i zgjedhjeve. Shqipëria ka nevojë për administratë të pavarur, efektive, profesionale dhe të qëndrueshme, – jo për parcela militantësh që e trajtojnë shtetin si pronë të marrë me qira. Siç ka ndodhur dje, siç po ndodh sot. Shikoni lajmet e partive në organizimet politike paradite: të gjithë ata që paguhen me taksat tona, që duhet të jenë në punë duke shërbyer, janë në fushatë, krah liderit dhe me bluzën e siglën e partisë. Shikoni se çfarë bëjnë partitë aleate që kanë ndarë pushtetin me përqindje: të gjithë në resht në fushatë. Raporti i ODIHR përmend edhe mësuesit dhe zyrtarët e tjerë. Nuk janë të vetmit. Përse duhet që kryeministri të kalojë dy muaj duke shpërndarë tapi legalizimi në mitingje elektorale, një proces formal dhe administrativ zyrtar që ligjërisht duhet kryer me poste dhe numër protokolli?

Së treti, Kodi ndalon emërimet dhe shkarkimet në fushatë. Në fakt po ndodhin pafundësisht emërime e shkarkime. Të fundit për shkak se nuk premtojnë vota, të parët sepse premtojnë vota. Të shpallësh në kulmin e fushatës nismën për të punësuar për 3 muaj në administratën qendrore 1500 të rinj, pra të paktën 1500 vota të sigurta, nuk ka alibi që vlen përveç logjikës së blerjes indirekt të votave me buxhete publike. E njëjtë si logjika e një aleati qeveritar që ka emëruar në një spital 19 punonjës me detyrë, të mbajnë barelën e vetme të spitalit!

Së katërti, ishte premtuar se institucionet publike (policia, ushtria, mësuesit, mjekët, etj) do ishin më në fund apolitikë, pra institucione pjesë të garancisë së shtetit, pavarësisht fushatave elektorale. Analizoni deklaratat e Ministrisë së Brendshme apo OSHEE, të drejtorive arsimore apo drejtorive të tjera të varësisë adresuar kritikave që u bëhen nga kandidatë/parti opozitare apo media kritike. Përgjigjia e tyre është thellësisht partiake, me gjuhë të ashpër, kërcënuese, denigruese dhe elektorale. Diçka pa sens dhe pa dobi që na tregon se institucionet tona publike mbeten të brishta dhe se institucionet tona të garancisë mungojnë tërësisht apo pjesërisht.

Së pesti, zgjedhjet janë për qytetarët. Jo për ata të majtë apo të djathtë, por për të gjithë. Kryeministri mendon ndryshe dhe e thotë ndryshe. Ai i ndan qytetarët në të mençur (votues të tij) dhe budallenj (votuesit kundër tij). Ligjërime të tilla janë të padenja, fyese, jashtë çdo standardi demokratik dhe kilometra larg pritshmërive, premtimeve të vitit 2013 dhe nevojave të sotme e të nesërme që ka Shqipëria.

Së gjashti, partitë kryesore, me konsensus, nuk lejuan që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe qytetar, – ruajtën monopolin e administrimit zgjedhor, në KQZ dhe në çdo hallkë tjetër administrimi. Përse partitë nuk e besojnë qytetarëve të lirë të numërojnë votat? A nuk flasin ato për qytetarët? Përse qytetarët e zhgënjyer duhet tu besojnë më shumë numëruesve partiakë sesa p.sh, numëruesve që mund të vijnë nga sistemi bankar, gjyqësor apo mësues e studentë, siç ndodh rëndom sot në botën e qytetëruar? Monopoli partiak i administrimit zgjedhor është kërcënues ndaj qytetarit, ndaj votës dhe ndaj cilësisë së përfaqësimit.

Së shtati, gropa e madhe e zgjedhjeve, financimi informal, vijon të jetë i paprekur, përkundrazi. Nga Shkodra në Pogradec rrugët janë mbushur me flamuj partiak (kryesisht të një partie…!!), numri i zyrave elektorale të kandidatëve është më i madh sesa numri i shkollave dhe kopshteve në vend, milionat elektoralë nuk bëjnë publike burimet e financimit dhe kështu, sistemi përfaqësues merret peng, për të paralajmëruar se kryetarët e ardhshëm do jenë peng të vendimmarrjes. Premtimi se do marrë fund shitblerja e votës është harruar, secili blen dhe përpiqet të blejë vota, parti, poste, madje edhe zona private kontrolli, siç ndodhi me shtimin e 17 bashkive brenda pak orësh në kërkim të 4-5 votave në parlament.

Së teti, listës së kandidimit nuk i shpëtuan “të fortët”, ose siç falë retorikës amerikane tashmë njihen si të inkriminuarit. Disa janë ende në garë, të paktën pesë prej tyre pritet të jenë drejtues në pesë bashki. Në listat e këshilltarëve gjenden përsëri një numër i madh prej tyre. Dhe nuk janë në një palë politike, përkundrazi, i gjen kudo. Palët nënshkruan një marrëveshje në dhjetor 2014 se do pastrohej politike prej tyre, por palët i emëruan përsëri pak muaj më vonë. Përse? Janë peng? Mendojnë njësoj? Duan të sfidojnë këshillat amerikane? Duan fitore me çdo kusht? Secila prej këtyre arsyeve mjafton e vetme për të kuptuar se sistemi nuk ka ndryshuar.

Së nënti, media nuk lejohet të raportojë, ajo pasqyron atë që partitë ofrojnë. Nuk ka mundësi për konferenca shtypi, as për ballafaqim kandidatësh, as transparencë në organizimet elektorale dhe as për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë. Asgjë. Kush përpiqet të kërkojë detaje, kërcënohet. Thjesht dhe qartë. Një tipar i vendeve oligarkike, jo e një vendi që pretendon të jetë anëtar në BE.

Së fundi, lajmi që Shqipëria pret në këtë verë nuk janë kryetarët e 61 bashkive, por numri i turistëve që do vijnë, prurjet financiare dhe shansi që Shqipëria të kapërcejë krizën ekonomike. Lajm, që siç duket, nuk do të vijë. Kriza është në prag, gjithçka është pezulluar në funksion të zgjedhjeve, sistemi i ndarjes territoriale është larg premtimeve dhe pritshmërive qytetare, reforma e qeverisjes lokale është e paplotë, reformat e tjera kanë mbetur në vend, nuk ka politikë, nuk ka alternativë opozitare, nuk ka nisma tërheqëse të shoqërisë civile, nuk ka zyrtarë të vendosur përpara drejtësisë për korrupsion dhe kështu, asnjë prej premtimeve të qershorit 2014 përpara vendimmarrjes së Komisionit Evropian nuk është përmbushur ende. Dhe nuk pritet të ndodhë shpejt.

Me siguri me 21 qershor disa do festojnë, do dalin të fituar, por një gjë është e sigurt: ajo nuk është Shqipëria politike dhe as demokracia funksionale e premtuar prej oligarkisë politike, e cila me rotacion vjen në pushtet me premtimin për tu shërbyer qytetarëve dhe që më pas dita-ditës, siç ka ndodhur e po ndodh, kërkon t’i kthejë qytetarët në shërbëtorë të saj.

Next Post

Trafiku i heroinës Turqi-Shqipëri, droga fshihej në trupin e transportuesëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In