• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Njerëzit e politikës që hetoi prokurori i dorëhequr

by A R
15/08/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Special i Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.

“Betimi për Drejtësi” mëson se listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Kjo aktakuzë për shkak të ndjeshmërisë dhe profilit të lartë të përfshirë, ishte dërguar fillimisht tek Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për ta dërguar më pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë të fundit, kjo aktakuzë nuk është dërguar ende nga Prokuroria Speciale, për arsye, të cilat ende nuk janë bërë publike. Sidoqoftë, aktakuza e ngritur për profilin e lartë të veteranëve gjendet në zyrën e Kryeprokurorit Reshat Millaku dhe për të njëjtën është i njoftuar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me Kryeprokurorin Millaku, i cili është pyetur se deri ku ka arritur Prokuroria Speciale me rastin e hetimeve ndaj veteranëve, rast të cilin e ka udhëhequr prokurori special, Elez Blakaj. Kryeprokurori Millaku ka thënë se ky rast ende gjendet në fazën e hetimeve, duke mohuar që në këtë rast, prokurori Elez Blakaj veçse ka ngritur aktakuzë dhe se ajo gjendet në Prokurori Speciale. “… Jo jo, hetimet janë ende… S’ka aktakuzë, hetimet janë ende”, ka thënë Kryeprokurori Millaku për “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” mëson se aktakuza e ngritur nga prokurori special Elez Blakaj gjendet në duart e eprorëve të tij, por të njëjtit janë duke hezituar që ta dërgojnë në Gjykatë për shkak të profilit të lartë të veteranëve të përfshirë në aktakuzë.

Përveç Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, i cili ka mohuar të vërtetën e ngritjes së kësaj aktakuze, për të njëjtën aktakuzë, edhe pse ishte ngritur dhe ishte dorëzuar në Prokurori Speciale nga prokurori Elez Blakaj, Kryeprokurori i Shtetit, në një takim raportues tek Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se prokuroria ende është duke punuar në rastin e veteranëve, ndërsa për të njëjtin rast, veçse është njoftuar se aktakuza është ngritur dhe gjendet në Prokurori Speciale./Ekspress

Next Post
Nusja shqiptare feston duke qëlluar me armë

Nusja shqiptare feston duke qëlluar me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

December 26, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com